Nuk ka paralele në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të Ohrit (Video)

Njëri prej fëmijëve të Rexhim Ganit nga Ohri tanimë dy vite çdo mëngjes udhëton me autobus deri në Strugë për të ndjekur procesin arsimor në gjuhën shqipe, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo për shkak se në Ohër nuk ka paralele në gjuhën shqipe në ndonjërën prej shkollave të mesme të qytetit. Rexhim thotë se një gjë e tillë përbën ngarkesë shtesë për fëmijët ndërsa rëndon edhe buxhetin e familjes.
Nga shkolla e elektro-makinerisë “Shën. Naum Ohridski” televizionit Alsat-M i kanë thënë se edhe këtë vit është shpallur konkursi për hapjen e dy paraleleve në gjuhën shqipe për teknik trafiku dhe teknik – energjetik, porse nuk është paraqitur asnjë nxënës.
“Është një përqindje e vogël që regjistrohen në paralelet maqedonase. Nuk kam shifër të saktë se sa është përqindja e nxënësve shqiptarë. Bëjmë prezantimin edhe nëpër shkolla dhe konkursi është publik, nuk ka fshehtësi”, tha Jane Canoski, drejtor i QSHEM.
Por, disa nga përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Ohër vlerësojnë se profilet që ua ofrojnë të rinjve shqiptarëve në Ohër nuk janë tërheqëse. Më shumë interes ka për drejtimet e gjimnazit, ekonomisë dhe mjekësisë.
Drejtori i shkollës fillore “Vëllazërim Bashkim” Muamer Doko në të cilën procesi arsimor zhvillohet në gjuhën shqipe, thotë se deri më tani ka pasur disa nisma për hapjen e paraleleve të gjimnazit në gjuhën shqipe në Ohër, por kanë përfunduar pa sukses. Ndodh që një pjesë e nxënësve të mos udhëtojnë deri në Strugë, por qëndrojnë në Ohër dhe procesin mësimor e ndjekin në gjuhën maqedonase./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6OUEP_FOVbY
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi