Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka bërë të qarta arsyet pse ka vendosur të rikthehet në garën për qeverisjen e kryeqytetit.

Në intervistën e tij në “Përballje Podcast” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrulllahu, ai shpalosi motivimin dhe prioritetet kryesore për qytetin, që sipas tij është lënë pas dore.


Kandidati i PDK-s\u00eb p\u00ebr Prishtin\u00ebn, Uran Ismaili n\u00eb "P\u00ebrballje Podcast" n\u00eb Telegrafi

Ismaili theksoi se gara për Prishtinën këtë vit është interesante “sepse qaj faktori interesant jam unë”.

“Unë i kam pa këto vitet e fundit çfarë ka ndodhë me qytetin tonë, edhe nuk muj me nejt më anash. Nuk muj me nejt anash duke ditë që ka mënyrë se si mund të qeveriset ndryshe,” tha Ismaili.

Duke folur për prioritetet e tij dhe rregullimin e problemeve aktuale në kryeqytet, Ismaili përmendi se transporti është ndër problemet kryesore në Prishtinë.

“Trafiku është një brengë e madhe e qytetarëve që e ka blloku jetën në qytet. Kam thënë që për 18 muaj do ta rregulloj trafikun. Në Prishtinë që 10 vite nuk janë ble autobusë të rinj. Autobusët do të qarkullojnë çdo 7 minuta”, tha Ismaili.

Ai theksoi se dallimi i tij në këtë rast me kandidatë tjerë është “që unë edhe zbërthimin e problemit e bëjë në formë menaxheriale, qysh realizohet kjo”.

Ismaili tha se do ta lirojë sheshin e shumëpërfolur kohëve të fundit atë “Xhorxh Bush”, për të cilin tha se është gabim qeverisës.

- YouTube www.youtube.com

Ai shpjegoi se vendimi për të kandiduar nuk është i lehtë, por rrjedh nga një përgjegjësi ndaj qytetit dhe qytetarëve.

“Më duhet me hy në këtë garë sepse e di që kam një eksperiencë konkrete, kam vullnet dhe e njoh realisht qytetin”, tha Ismaili.

Në lidhje me gjendjen aktuale në Prishtinë, ai kritikoi ngecjen në shumë fusha.

“Nëse vazhdon ky trend, qyteti i Prishtinës humb edhe 15 vjet të tjera”, u shpreh Ismaili.

Në planin e tij për qeverisje, Ismaili përmendi një sërë prioritetesh që synojnë të përmirësojnë jetën e përditshme të banorëve.

“Do të pastrojmë qytetin, do të rregullojmë ndriçimin, do të heqim qentë endacakë. Do të ofrojmë transport publik falas për nxënës e studentë, do të ndërtohen pesë parkingje të reja, do të mbjellim 100 mijë drunj në gjithë qytetin”, shtoi Ismaili.

Sipas tij, qytetarët duan qeverisje të thjeshtë e efektive, jo retorikë.

“Nuk po garoj për një parti politike, por po garoj për qytetarët dhe për jetën e tyre”, tha Ismaili.

Kandidati i PDK-s\u00eb p\u00ebr Prishtin\u00ebn, Uran Ismaili n\u00eb "P\u00ebrballje Podcast" n\u00eb Telegrafi

Ismaili u shpreh i bindur se Prishtina mund të qeveriset ndryshe. “Po e di që kjo punë bëhet. Qeverisja është art i përditshëm, nuk është fushatë 30-ditore. Nëse doni që Prishtina me ec përpara, me pas punë konkrete e rezultate, kjo është rruga”, shtoi Ismaili.

Në “Përballje Podcast”, Ismaili ka folur edhe për tema tjera, përfshirë edhe mendimet e tij për kundërkandidatet në garën për Prishtinën. /Telegrafi/