LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka më kabllo të “lidhura”, në të ardhmen USB-C do të jetë domosdoshmëri

Nuk ka më kabllo të “lidhura”, në të ardhmen USB-C do të jetë domosdoshmëri

Nga viti 2025, Gjermania do të prezantojë një standard të vetëm për karikimin e pajisjeve mobile dhe vetëm kabllot me prizë USB-C do të mbeten në treg.

Vendimi është në përputhje me direktivën e Bashkimit Evropian. Të mërkurën, qeveria e kancelarit Olaf Scholz miratoi një projekt-amendament të ligjit për standardizimin, njoftoi Ministria gjermane e Ekonomisë, transmeton Telegrafi.

“Me ndryshimin e ligjit numërohen ditët e kaosit me porte të ndryshme për karikimin e telefonave, tabletëve dhe laptopëve”, tha ministri i Ekonomisë, Robert Habeck.


“Karikuesi universal i BE-së do ta bëjë jetën më të lehtë për konsumatorët dhe do të reduktojë sasinë e mbetjeve elektrike”, shtoi ministri.

Standardi USB-C do të jetë i detyrueshëm për telefonat inteligjentë, kamerat digjitale, kufjet, tabletët, konzolat portative të videolojërave, tastierat, e-librat, pajisjet GPS dhe altoparlantët që ngarkohen me kabllo.

Për laptopët, standardi do të jetë i vlefshëm nga viti 2026. Sipas ministrisë, në vitin 2020, banorët e BE-së blenë rreth 420 milionë pajisje elektronike. Çdo përdorues ka mesatarisht tre lloje karikuesish, dy prej të cilëve të përdorur rregullisht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Microsoft prezanton një model AI për zhvillimin e lojërave të quajtur Muse

Lojëra
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Samsung do të sjell një telefon palosësh me çmim më të lirë

Teknologji
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë

Teknologji
Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Prezantohet telefoni më i hollë i palosshëm në botë

Teknologji
Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Rezultat i shkëlqyeshën për OpenAI - 400 milionë përdorues çdo javë

Teknologji
Kalo në kategori