Furnizimi me rrymë në Kosovë, aktualisht, është i mirë, por nuk ka asnjë garanci se kështu do të jetë edhe gjatë dimrit, thonë nga Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë – KEDS.
Sipas tyre, furnizimi në stinën më të ftohtë të vitit, kur edhe rritet nevoja për ngrohje, do të varet nga niveli i prodhimit vendor të rrymës, niveli i konsumit dhe çmimi në berzat ndërkombëtare.
Ky i fundit ka ndryshuar shumë gjatë muajve të fundit, për shkak të krizës globale energjetike, të thelluar nga lufta në Ukrainë.
Çmimi i rrymës në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Më 24 nëntor, ndërkaq, çmimi ka qenë 265 euro për megavat.
“Çmimet në berza ndërkombëtare, aktualisht, janë dukshëm më të vogla, por nuk dihet se si do të jenë gjatë stinës së dimrit”, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.
Për disa ditë në muajin gusht, qytetarët e Kosovës janë përballur me reduktime të gjata me rrymë, për shkak të rënies së prodhimit vendor – si pasojë e disa riparimeve në termocentrale – dhe kostos së lartë të importit të energjisë elektrike nga jashtë.
Që atëherë janë shpeshtuar edhe thirrjet e autoriteteve për sa më shumë kursime.
Kapacitetet e Kosovës
Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë.
Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Kosova ka importuar vitin e kaluar 1.311.461 megavate rrymë.
Nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, nuk iu përgjigjën interesimit të Radios Evropa e Lirë për kapacitetet aktuale prodhuese.
Megjithatë, në deklarimet e mëhershme, KEK-u ka thënë se pas riparimeve të njësive prodhuese në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, prodhimi gjatë dimrit do të jetë me kapacitet të plotë.
Këto termocentrale, që gjenden në Obiliq, prodhojnë 500 deri në 800 megavate energji elektrike në orë, pra shumë më pak se kërkesat për konsum. Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e tyre.
Ankesa për ndërprerje të rrymës
Disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Prishtinë thonë se edhe gjatë këtyre ditëve janë duke u përballur me reduktime të kohëpaskohshme.
“Tri orë nuk kemi pasur rrymë [më 23 nëntor]”, thotë Albert Morina, i cili jeton në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.
Ai, po ashtu, tregon se në banesën e tij ngrohen me rrymë, pasi, siç thotë, nuk ka alternativë tjetër.
“Oxhaqet në banesën ku jetoj, nuk funksionojnë”, thotë ai.
Qerim Hyseni, një tjetër banor në Prishtinë, thotë se ndërprerje të rrymës ka “kohë pas kohe”, por “jo reduktime të mëdha”.
“Frika ime më e madhe për furnizim me energji elektrike është gjatë dimrit. Për dimër po përgatitem se e di që nuk do të ketë [rrymë]. Si ta kursejmë, si jo, nuk do të ketë, pasi është problem i madh gjithkund në botë, e lëre më në Kosovë”, thotë Hyseni.
Ai shton se në shtëpinë e tij ngrohen me energji elektrike, por se kanë edhe alternativën me dru në rast të ndërprerjes së rrymës.
Buzhala thotë se ndërprerjet e ditëve të fundit të rrymës, për një numër të kufizuar konsumatorësh, kanë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, që kanë shkaktuar disa prishje.
“…por, prishjet janë evituar në kohën më të shpejtë të mundshme. Edhe në kulmin e vërshimeve, që kanë ndodhur ditëve të fundit, mbi 99 për qind e konsumatorëve janë furnizuar me energji elektrike”, thotë Buzhala.
Ministria e Ekonomisë e Kosovës, e cila harton politika për energjinë, nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse, aktualisht, është duke ndërmarrë ndonjë hap për të siguruar furnizim të rregullt me rrymë.
Në një anketë që ka publikuar Radio Evropa e Lirë në ueb-faqen e saj në muajin shtator, 49% e pjesëmarrësve kanë thënë se këtë dimër planifikojnë të ngrohen me rrymë, 38% me dru, 6% me pelet dhe 7% nuk kanë shprehur qëndrim të qartë.
Kurseni, kurseni!
Në shtator, Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i obligon institucionet publike, qendrore e lokale, si dhe të gjitha ndërmarrjet publike që të jenë “racionale në konsumim të energjisë” – me fokus të veçantë te ngrohja dhe ndriçimi.
Kjo, sipas vendimit, nënkupton që të ndalet ngrohja në ato zyra apo objekte, ku nuk ka prezencë fizike, si dhe në të gjitha korridoret.
KEDS-i, po ashtu, ka lëshuar një varg rekomandimesh për kursim – nga përdorimi i rrobalarëses e enëlarëses gjatë tarifave të ulëta të rrymës deri te përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit.
Nga KEDS-i thonë se, tash për tash, nuk është e qartë nëse këto rekomandime kanë pasur ndikim në praktikë.
Sa kushton rryma?
Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, më 8 shkurt të këtij viti, ka miratuar tarifa të reja të rrymës – më të shtrenjta për disa – që do të vlejnë deri më 31 mars të vitit 2023.
Shtrenjtimi ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji.
Ata paguajnë 12.5 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta, ndërsa 5.9 centë gjatë tarifave të ulëta.
Për konsumatorët që shpenzojnë më pak, çmimi i rrymës nuk ka ndryshuar – ata vazhdojnë të paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.
Tarifa e lirë e energjisë elektrike në Kosovë vlen nga 1 tetori deri më 31 mars, nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit.
Nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lirë vlen nga ora 23:00 deri në 8 të mëngjesit. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

Rriten shpenzimet e qeverisë, ASK publikon statistikat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës