Ka përfunduar pa fitues derbi drenicas mes Feronikelit dhe Drenicës.

Dy skuadrat kanë zhvilluar një lojë të fortë, por që në fund nuk ka arritur asnjëra të marrë pikët e plota nga kjo përballje.


Ishte një ndeshje pa shumë aksione, teksa ashtu siç filloi edhe përfundoi me rezultat të bardhë 0-0.

Rastet më të mira në ndeshje i patën vendasit me Mevlan Zekën në pjesën e dytë, por në të dyja rastet goditjet e tij nuk ishin të sakte.

Kësisoj dy skuadrat në fund u desh të kënaqen me nga një pikë nga kjo përballje.

Feronikeli pas kësaj pike të fituar vazhdon të mbetet në pozitën e pestë në tabelë me 44 pikë, gjashtë më pak se Prishtina e Gjilani që janë në pozitat dy dhe tre.

Në anën tjetër Drenica është e shtatë me 35 pikë dhe ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në Superligë. /Telegrafi/

telegrafi sport app