Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor “as i Rusisë, e as i Shteteve të Bashkuara”.
Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuçiq tha se shteti i tij respekton Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës, teksa tha se shtetet nuk respektojnë rezolutën 1244 dhe “integritetin territorial të Serbisë”.
Ai përsëriti akuzat ndaj Perëndimit se ka shpërfillur Kartën e OKB-së, kur ish-Jugosllavia e atëhershme u bombardua nga NATO-ja, bombardime që çuan në çlirimin e Kosovës.
“Të gjithë në botë flasin për Ukrainën, askush nuk guxon të flasë për Serbinë, por edhe kur flasin, ata thonë se si ne do ta nisim luftën në Ballkan nën urdhrat e Rusisë. Ata kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ne nuk jemi as shërbëtorë të Rusisë, e as të SHBA-së. Ne kemi politikat tona dhe interesat tona”, tha Vuçiq, transmeton REL.
Autoritetet në Kosovë kanë akuzuar Serbinë se është “dorë e zgjatur e Rusisë” dhe Moska po tenton ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.
Serbia ka raporte të mira me Rusinë dhe është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk i është bashkuar sanksioneve të BE-së ndaj Moskës, për nisjen e pushtimit të Ukrainës më 2022.
Në fjalimin e tij, ai foli për Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh. Ai akuzoi shtetet perëndimore për armatosjen e Kosovës, teksa tha se sipas rezolutës 1244 të OKB-së, të vetmet forca të armatosura në Kosovë janë ato të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s.
“Ata që kanë kryer agresion kundër Serbisë, që tentuan të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se është zgjidhja e vetme demokratike dhe e arsyeshme, që ‘Kosova dhe Metohia’ të shkëputet nga Serbia. Ata i kanë ofruar armë në baza ditore të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës, që nesër do të bëhen Forcat e Armatosura shqiptare në territorin e Serbisë”, tha Vuçiq.
Më 2018, Kosova ka miratuar ndryshimet ligjore për shndërrimin e FSK-së në Ushtri. Ky proces pritet të përfundojë më 2028. FSK-ja mbështetet nga shtete të ndryshme me armatime, sikurse nga Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.
Vuçiq tha se kur i pyesin se në bazë të çfarë dokumentesh ndërkombëtare e ofrojnë një ndihmë të tillë për FSK-së, ai tha se marrin përgjigjen se “nuk e pranojmë Kartën e OKB-së sepse situata ka ndryshuar sepse e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës”.
“Mesazhi i tyre për ne është: Ne kemi fuqinë, ne jemi Zoti, nuk na intereson për OKB-në, ligjet dhe rezolutat e OKB-së. Mund të bëjmë çfarë të duam”, tha Vuçiq, duke pyetur liderët e pranishëm në OKB se si duhet të veprojë Serbia.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta që nga 24 shtatori i vitit 2023, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë sulmit u vra një polic i Kosovës. Ndërkaq, në përleshjet që pasuan u vranë tre sulmues serb.
Kosova e cilëson sulmin si terrorist dhe fajëson Serbinë se qëndron prapa tij, por Beogradi mohon se ka pasur gisht në të.
Po ashtu së fundi, tensionet janë rritur edhe për shkak të një sërë vendimesh të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Vuçiq në fjalimin e tij përmendi ndalimin e përdorimit të dinarit serb për kryerjen e pagesave në Kosovë, mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë, që tha se vë në rrezik “jetën e serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, por edhe ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, përfshirë të patriarkut serb.
Vuçiq tha po ashtu se shteti i tij mbetet i përkushtuar për paqe dhe në dialogun për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?