Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se do të ishte shumë më korrekte nga ana e Prokurorit të çështjes nëse do i përgjigjej kërkesës së Gashit për të marrë pjesë në intervistimin e Abazit.
I ftuar në RTV Dukagjini, Gashi ka deklaruar se prokurori Afrim Shefkiu nuk e ka lejuar që të marrë pjesë në intervistimin e deputetit Haki Abazi, veprim të cilin Gashi e kishte pritur dhe kishte dorëzuar kërkesën me shkrim.
“Fillimisht, le të themi kështu se zoti Abazi faktikisht e ka nxitur vet Prokurorinë qysh nga e enjtja e kaluar me deklaratat e tij që ta ftojë. Prokuroria nuk e ka ftuar vetëm për shkak që është bërë një kërkesë”,
“Unë thuajse çdo ditë i kam shkruar Prokurorisë prej që ka dalur me pompozitet zoti Abazi me deklaratat e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës javën e kaluar”.
“Fillimisht kam kërkuar që ai të merret në pyetje si dëshmitar pastaj kam kërkuar që Prokurori të na njoftojë për kohën kur do të merret në pyetje. Pastaj është bërë publike që do të merret në pyetje ditën e sotme dhe ditën e sotme unë kam shkuar në orën 10:00 siç ka qenë e paraparë, jo së bashku por thuajse paralelisht me zotin Abazi dhe Prokurori i rastit, zoti Afrim Shefkiu ka vendosur përmes zyrtarëve të Prokurorisë që mos të më lejojë të marrë fare pjesë në intervistimin e zotit Abazi”, ka deklaruar ai.
Avokati Gashi ka thënë se do ishte më korrekte sikur të pranonte një përgjigje nga Prokuroria dhe jo që prezenca e tij pas refuzimit për të marrë pjesë të dukej se ishte për një arsye tjetër.
“Prokurori së paku duhet të jetë më korrekt, jo për mua se prokurori nuk e ka fortë nevojë me më dashtë mua por e ka punë, e ka obligim dhe duhet me respektua shumë familjen Dehari”.
“Mendoj që ai, tani jemi në vitin e shtatë të hetimeve të këtij rasti dhe nuk është bash njerëzore që thjeshtë të injoron pa kurrfarë shpjegimi. Prokurori do ishte shumë më korrekt, në prizmin tim, sikurse ditën e djeshme, sepse çdo shkresë i ka shkuar në zyrën e tij, sikur do t’i përgjigjej ‘përshëndetje z. Gashi..ne kemi konsideruar që ditën e sotme kur do të merret në pyetje ky dëshmitar, prezenca juaj nuk është e preferuar…’”.
“Çfarëdo termi që gjejnë se ne kemi më shumë se 500 fjalë që i përdorim dhe jo vetëm që i flasim dhe të gjendej një zgjidhje që të na bëhej me dije. Por jo që aty të dukemi sikurse po shkojmë për shkak të kamerave”, ka deklaruar tutje Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës