Përzgjedhësi i Kosovës U19, Adil Maliqi, ka thënë se djelmoshat që ai drejtojnë e merituan fitoren përkundër paraqitjes që bënë.

Maliqi e pranoi se në fitoren 1-0 ndaj Austrisë, vendasit kishin më shumë raste për të shënuar, por qëllimi i Kosovës ishin tri pikët.


“Jam shumë i lumtur për fitoren unë stafi dhe të gjithë futbollistët, e kemi merituar këtë fitore sepse kemi luajtur me pasion dhe me zemër”.

417690836 7551256131564095 3521906569438099627 n

“Nuk isha shumë i kënaqur me performancën por kjo vjen si pasoj e vetëm një stërvitjeje të zhvilluar. Pres që kundër Spanjës performanca do të jetë shumë më e mirë se ajo ndaj Austrisë”.

“E rëndësishme është se ne i sollëm tre pikë në shtëpi. Mendoj se e merituam fitoren pavarësisht se Austria krijoi më shumë raste se sa ne. Ne dhamë gjithçka dhe e arritëm qëllimin” ka thënë përzgjedhësi Maliqi.

Aktualisht Kosova është lidere e grupit 1 aty ku bëjnë pjesë edhe Austria, Spanja dhe Sllovenia.

U19 kosova

Më 23 mars, Dardanët do të ballafaqohen me Spanjën në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” po ashtu nga ora 16:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app