“Nuk flitet shumë për probiotikët dhe prebiotikët, por kanë shumë rëndësi për zorrët dhe imunitetin”, nutricistja Shabani Ilazi tregon rolin e tyre
Nutricistja Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për rëndësinë e madhe që kanë probiotikët dhe prebiotikët në organizëm.
Shabani Ilazi ka bërë të ditur se ndonëse flitet pak për to, probiotikët dhe prebiotikët kanë rëndësi të madhe për zorrët dhe imunitetin.
“Krejt ushqimet, suplimente, të shëndetshme e të pashëndetshme krejt përfundojnë në zorrë dhe duhet të mendojmë për shëndetin e zorrëve. Në rast se shkatërrohen probiotikët në zorrë atëherë 70 për qind e sistemit imunitar varet prej zorrës sonë, mikroflorës sonë”, tha ajo.
Më poshtë mund ta shikoni podcastin “Shëndeti në rend të parë”, ku nutricistja Albulena Shabani Ilazi flet për rëndësinë e të ushqyerit të shëndetshëm, mirëmbajtjen e peshës, rëndësinë e vitaminave dhe mineraleve, etj.
Ky podcast mbështetet nga kompania “Muqa Solar”. /Telegrafi/






























