LAJMI I FUNDIT:

Nuk është vetëm Gaza: Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se janë në luftë me shumë fronte – tregon cilat janë ato

Nuk është vetëm Gaza: Ministri izraelit i Mbrojtjes thotë se janë në luftë me shumë fronte – tregon cilat janë ato

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, është cituar nga Reuters të ketë thënë në një fjalim para ligjvënësve se vendi i tij është në një luftë me shumë fronte.

“Ne jemi në një luftë me shumë fronte dhe po sulmohemi nga shtatë anë: Gaza, Libani, Siria, Judea dhe Samaria (Bregu Perëndimor), Iraku, Jemeni dhe Irani”.

Dhe sipas tij, ata tashmë janë përgjigjur dhe kanë marrë masa në drejtim të këtyre gjashtë anëve.


Komentet e tij vijnë pasi një sulm ajror izraelit në një lagje të Damaskut të hënën u raportua se kishte vrarë një gjeneral të rangut të lartë iranian, Sayyed Razi Mousavi.

Vrasja e gjeneralit iranian nga Izraeli, shqetësime se rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë konflikt më të gjerë
Lexo po ashtu Vrasja e gjeneralit iranian nga Izraeli, shqetësime se rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë konflikt më të gjerë

Vrasja e Mousavi, një këshilltar për një kohë të gjatë i Gardës Revolucionare paraushtarake iraniane në Siri, erdhi mes frikës së vazhdueshme se lufta Izrael-Hamas mund të shkaktojë një përhapje rajonale.

Grupet e mbështetura nga Irani në Jemen, Liban, Siri dhe Irak kanë nisur sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij në mbështetje të Hamasit.

Madje përleshjet përgjatë kufirit Liban-Izrael midis Hezbollahut dhe Izraelit kanë vazhduar të intensifikohen, me shkëmbime të përditshme raketash, sulme ajrore dhe granatime përtej kufirit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Botë
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori