Kalvin Phillips vrapoi te Bukayo Saka menjëherë pasi ky i fundit humbi penalltinë në finalen e Euro 2020 në mes të Italisë dhe Anglisë.

Azzurët mposhtë Tre Luanët përmes penalltive në Kampionatin Evropian, me anëtarin e Arsenalit që mori përgjegjësinë ta gjuante atë që doli të ishte e fundit.


Saka bëri një goditje të bukur, mirëpo Gianluigi Donnarumma arriti ta lexonte anën, duke bërë një pritje fantastike.

Kjo sinjalizoi se Italia ishte kampioni i ri i Evropës dhe lojtarët shpërthyen në festë, gjersa talenti i ri ishte i tronditur nga huqja e tij.

Nga gjendja emocionale, Phillips vrapoi në drejtim të Sakas, për t’i bërë me dije se një rast të tillë mund ta kishte humbur kushdo, duke e ngushëlluar gjatë gjithë kohës.

Natyrisht se veprimi i tij bëri që të përshëndetej nga të gjithë, pasi edhe pse nuk ishte kapiten i skuadrës, ai e ndjeu si përgjegjësi që t’i qëndronte afër lojtarit të ri. /Telegrafi/

@lingard.goat.10

Visit TikTok to discover videos!

telegrafi sport app