LAJMI I FUNDIT:

Nuk e nënshkroi deklaratën ku kërkohen të drejtat e shqiptarëve të Luginës, Arifi: Kjo u bë për konsum politik nga Shaip Kamberi e Ragmi Mustafi

Nuk e nënshkroi deklaratën ku kërkohen të drejtat e shqiptarëve të Luginës, Arifi: Kjo u bë për konsum politik nga Shaip Kamberi e Ragmi Mustafi

Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e kanë kërkuar përmes një deklarate të përbashkët.

Ata kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që t’i japin mbështetje këtij parimi fisnik, që mbështetet në traditën liberale të shteteve demokratike në kontinentin tonë.


Në dokumentin që ka siguruar Telegrafi, përmes kësaj deklarate të përbashkët ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.

Kjo deklaratë nuk është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi dhe kryetari i LPD-së dhe nënkryetar i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu.

Lidhur me mos-nënshkrimin e këtij dokumenti, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi në një prononcim për Telegrafin ka renditur arsyet.

Sipas tij, ky dokument është bërë vetëm për konsum të brendshëm politik, dhe se dhjetëra dokumente të tilla i janë dërguar edhe më parë Qeverisë së Kosovës.

“Numër një në parim ne jemi plotësisht dakord sepse nuk është diçka e re ky dokument, numër dy ky dokument në njëfarë lloj forme zhvlerëson dokumentet e mëhershme sepse ka dhjetëra dokumente që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës që tre dekada ia kanë dorëzuar Qeverisë së Kosovës, kjo edhe është arsyeja kryesore që unë nuk kam marrë pjesë në nënshkrimin e atij dokumenti”, ka thënë Arifi.

Arifi ka shtuar se dokumenti në fjalë përmban edhe gabime teknike dhe nuk ka një adresë të saktë se kujt i drejtohet.

Kryetari i Preshevës akuzon se deputeti në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi po e përdorë këtë për konsum politik për të zhvendosur vëmendjen nga rasti i vjedhjes së 2 milionë eurove që i kishte dhuruar Qeveria e Kosovës për Luginën.

“Zhvlerësimi i dokumenteve të mëhershme nga ky dokument i cili ka edhe gabime teknike, nuk ka adresë të saktë , nëse ky dokument u dorëzohet ndërkombëtarëve është vetëm në gjuhën shqipe, i përngjanë dokumenteve të mëhershme që një intelektual nip i Shapi Kamberit i ka marrë edhe i ka vendosur si tekst, kjo është prejardhja e këtij dokumenti dhe pastaj mos harroni se partia e Shaip Kamberit është presion publik në Luginë të Preshevës për shkak të hajnisë së 2 milionë eurove të Republikës së Kosovës, që tani është temë në Luginë të Preshevës dhe në këtë formë ky dokument është përdorur plotësisht për konsum politik, dhe kjo është arsyeja pse unë edhe një parti tjetër nuk e kemi nënshkruar këtë dokument”, ka thënë Arifi për Telegrafin.

I pari i Preshevës ka drejtuar akuza edhe ndaj Ragmi Mustafit, duke thënë se në pozitën aktuale në të cilën ai ndodhet është vendosur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Përfaqësuesit politikë shqiptar të Luginës me deklaratë të përbashkët, kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian
Lexo po ashtu Përfaqësuesit politikë shqiptar të Luginës me deklaratë të përbashkët, kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian

“Një nga nënshkruesit është edhe Ragmi Mustafi i cili aty figuron si kryetar i Këshillit Nacional, por ai nuk është kryetar i atij këshilli atë e ka vendosur Bërnabiq për ta udhëhequr përkohësisht organin e dhunshëm të Këshillit Nacional, dhe kjo ka qenë edhe një arsye shtesë që ky dokument të përdoret për konsum të brendshëm politik”, tha ndër të tjera Arifi.

Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë kërkuar ngritjen substanciale të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Në pikën e tretë në dokumentin që ka siguruar Telegrafi ata kërkojnë edhe “përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbë në Kosovë”.

“Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar”, thuhet në pikën e katërt të deklaratës së përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesit politikë e institucional shqiptarë.

Ata gjithashtu kanë deklaruar se e dënojnë shlyerjen e adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës që përkohësisht jetojnë jashtë vendit, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të kësaj praktike diskriminuese dhe kthimin e të drejtave të mohuara të këtyre familjeve shqiptare.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave të Luginës së Preshevës, deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional shqiptar, Ragmi Mustafi, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa, këshilltari i Komunës së Medvegjës, Femi Beja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori