Xherdan Shaqiri është emri më i përfolur i momentit nga yjet shqiptare të futbollit.

Superylli shqiptar i Liverpoolit po rrëmben vëmendjen me paraqitjet e tij në fushë, duke u treguar pjesë kyçe e suksesit të The Reds.


Megjithatë, Xherdani nuk heziton që të godasë dhe të rrëmbejë vëmendje edhe jashtë fushave.

Ai është mjaft aktiv në Instagram, aty ku Ilda Bejleri, prezantuesja e njohur shqiptare, postoi një fotografi të saj me tortën e ditëlindjes.

Ilda që duket mjaft seksi në fotografi, ka marrë mijëra pëlqime dhe urime, por një që tërhoqi vëmendjen ishte pëlqimi i Xherdan Shaqirit, që është spekuluar si ish- i dashuri i saj.

fakti 1 1

Mediat shqiptare kanë spekuluar për një romancë mes dyshes, të cilën ata asnjëherë nuk e kanë pranuar.

momenti 2 Pamje nga intervista në Milano, dyshja më pas përfunduan në darkë romantike

Kujtojmë se ishte Ilda Bejleri është gazetarja e parë shqiptare që arriti të realizonte intervistë me djaloshin nga Zhegra e Gjilanit duke shkuar në qendrën stërvitore të Interit, Appiano Gentile.

momenti 1 Ilda Bejleri në veturën e Xherdanit - Moment gjatë intervistës

Por, aty nuk përfundoi kontakti i tyre, pasi besohet se ata kanë qenë në shoqëri të afërt në Milano.

Xherdan Shaqiri, ashtu si edhe Ilda Bejleri janë 'single' për momentin. /Telegrafi/