Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, që nga mëngjesi janë mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares Afërdita Misimi. Ata po pretendojnë se po abuzon me fëmijët dhe se e njëjta po i kërcënon me jetë.
Zijavere Krasniqi, kryetare e këshillit drejtues të kësaj shkolle thotë se sot janë mbledhur në shenjë pakënaqësie ndaj DKA-së dhe gjykatave.
“Sot jemi mbledhur një pjesë e prindërve si shenjë pakënaqësie për DKA-në, faktikisht edhe për gjykatën që nuk po e merr vendimin e duhur, vendim të suspendimit të arsimtares të historisë. Ende nuk kemi marrë përgjigje prej DKA-së, po e presim që po e merr një vendim të duhur edhe të shpejtë. Në të njëjtën kohë i bëj thirrje gjykatës të marrin me seriozitet shumë të madh këtë çështje se nuk është e lehtë”, ka thënë ajo.
Krasniqi thotë se nuk do të largohen nga oborri i shkollës dhe se nuk do të lejojnë hyrjen e arsimtares së historisë, deri sa të merret vendimi për të.
Siç thotë ajo, kjo arsimtare do të duhej të ishte në shkollë nga ora 08:00, por e njëjta nuk ka ardhur. Edhe pas të premtes kur kishte raportuar KosovaPress për këtë rast, Krasniqi tregon se ka pasur kërcënime nga ana e saj.
Drejtori i kësaj shkolle, Agron Mexhuani deklaron se nuk është hera e parë që po përballen me një gjë të tillë.
Sipas tij, stafi i shkollës janë duke u përballur me kërcënime dhe presione.
“Ne pothuajse në vazhdimësi jemi në presion të tillë, nën kërcënime të tilla, por njëkohësisht më e keqja është se nxënësit i nënshtrohen një presioni psikik brenda në shkollë”, thotë Mexhuani.
Kjo arsimtare kishte ardhur nga shkolla “Pjetër Bogdani”, para dy vitesh dhe e njëjta ishte suspenduar në fund të gushtit të vitit 2018. Por, ajo është rikthyer në shtator të këtij viti me vendim të gjykatës.
Këtë vendim sipas drejtorit Mexhuani thotë se nuk e posedon.
“Me keqardhjen më të madhe nuk e kam atë vendim, por është një çështje se fatkeqësisht gjykatat tona nuk e kanë marrë parasysh interesin e fëmijëve, interesin e shkollës apo konkretisht institucioneve edukativo-arsimore, por kanë vepruar në interesin e individit, kjo është më e keqja”, shton ai.
Mexhuani tregon se ka pasur probleme të vazhdueshme me të gjatë gjithë kohës.
“Gjithë herë ka vazhduar të kërcënoj në forma të ndryshme. Po besoj se ne si shkollë i jemi nënshtruar një presioni të një individi. Ne nuk jemi kundër Afërditës, askush nuk është kundër një arsimtari, por po besoj se secili që kemi zgjedhur një drejtim, apo profesion duhet të jemi adekuat në procesin mësimdhënës”, deklaron Mexhuani.
Arsimtarja e Historisë, Afërdita Misimi, e cila pasdite erdhi në shkollë mohon se ka përdorur dhunë ndaj fëmijëve.
Ajo tregon për KosovaPress se në këtë shkollë është kthyer me vendim të gjykatës.
“Nuk jam ajo që përdori dhunë ndaj tyre..Kam fituar me shkallën e dytë të Inspeksionit të Punës, kam fituar në bashkëpunim me Inspeksionin e Arsimit ku i kanë gjet dëshmitë … tjetra kam fituar me gjykatë”, thotë Misimi.
Ajo mes tjerash thotë se asnjëherë nuk ka kërcënuar fëmijët, derisa shton se pavarësisht se Këshilli i Prindërve e kundërshton atë, do të vazhdojë të shkojë në shkollë.
“Unë jam mësimdhënëse jo e vështirë por principiele….Po do të vazhdoj se fëmijët i kam prapa”, thotë Misimi.
Ndryshe, KosovaPress kishte njoftuar se nxënësit për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tyre, kishin organizuar edhe nënshkrimin e një peticioni për shkarkimin e saj, por e njëjta i kishte kërcënuar ata pasi kishte kuptuar këtë gjë.
KosovaPress ka provuar të kontaktojë me drejtoreshën për Arsim në komunën e Prishtinës Shpresa Shala por kontakti me të ka qenë i pamundur. Drejtoria për Arsim e Prishtinës nuk ka reaguar deri në orët e pasdites.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë – arrestohen dy të dyshuar

Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski nesër paraqitet në seancën e qeverisë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mot i vranët dhe me riga shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri