LAJMI I FUNDIT:

“Nuk donte të dorëzohej”: Jennifer Lopez e zhgënjyer pas divorcit nga Ben Affleck

“Nuk donte të dorëzohej”: Jennifer Lopez e zhgënjyer pas divorcit nga Ben Affleck
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez duket e gatshme për të vazhduar jetën e saj pas kërkesës për divorc nga Ben Affleck.

“Ajo po bën më të mirën që mundet”, thotë një burim i afërt me këngëtaren për revistën People.

“Ishte jashtëzakonisht e vështirë për të që Ben vendosi të hiqte dorë nga martesa dhe të vazhdonte jetën e tij, duke e lënë pas atë. Ajo nuk donte një divorc. Ajo donte t’i zgjidhte gjërat. Ata e duan njëri-tjetrin”, ka thënë një burim.


View this post on Instagram

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Pas dorëzimit të kërkesës për divorc, ajo duket e lehtësuar. Familja dhe miqtë e saj bien dakord se ishte vendimi i duhur. Është e rrethuar nga shumë dashuri dhe mbështetje. Do të jetë mirë. Ajo është e fortë dhe gjithmonë del fitimtare”, shton më tej burimi.

Njihuni me Kick Kennedy: Gruaja misterioze që përflitet se është në lidhje me Ben Affleck mes divorcit nga Jennifer Lopez
Lexo po ashtu Njihuni me Kick Kennedy: Gruaja misterioze që përflitet se është në lidhje me Ben Affleck mes divorcit nga Jennifer Lopez

Si për kujtesë, Lopez bëri kërkesë për divorc për dy vjet në Los Angeles të martën, më 20 gusht, që përkon në përvjetorin e Affleck dhe martesën e saj në Riceboro, Georgia në vitin 2022.

Divorci erdhi pas muajsh spekulimesh për problemet e tyre në martesë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Së bashku me dokumentet e divorcit, Jennifer paraqiti edhe një kërkesë për të ndryshuar mbiemrin e saj.

Edhe pse të gjithë e njohin prej dekadash vetëm si Jennifer Lopez, prej vitesh ajo nuk quhet e tillë. Gjegjësisht, këngëtarja mori mbiemrin e Benit, kështu që emri i saj ligjor ishte Jennifer Lynn Affleck për dy vitet e fundit.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Dyshohet se problemet kanë nisur tashmë në muajin e tyre të mjaltit në Liqenin e Komos, Itali. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Xhuli: Thuaj edhe një herë atë që i the Gjestit, nga Kosova nuk do të të lëmë të gjallë

Magazina
Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Moment i sikletshëm në BBVA: Teksa Gerta po iu kërkonte falje familjarëve të Gjestit, regjia dëgjohet duke dhënë instruksione për banorët në shtëpi

Magazina
Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Reagojnë të afërmit e Gjestit përmes Instagramit: Ai është gjak shqiptari

Magazina
U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

U përjashtua nga Big Brother, Jozi flet për herë të parë: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti

Magazina
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Kalo në kategori