LAJMI I FUNDIT:

Nuk dëshironte që të mbetet vetëm, gruaja para vdekjes i kërkoi burrit ta gjej dashurinë e vjetër – pas 40 viteve u takuan sërish dhe u martuan  

Nuk dëshironte që të mbetet vetëm, gruaja para vdekjes i kërkoi burrit ta gjej dashurinë e vjetër – pas 40 viteve u takuan sërish dhe u martuan  

Një burrë ka pranuar haptazi se gruaja e tij para se të ndërronte jetë, e kishte inkurajuar që ta “gjej ish-dashuriçkën e tij” që nuk e kishte parë për 40 vite, sepse nuk dëshironte që ai të mbetet i vetmuar – e tani dyshja janë ribashkuar dhe janë martuar.

Skocezi Bob McLaren, 69-vjeçe, për herë të parë u takua me DeeDee Zweibel, 72-vjeçe, në vitin 1974 me të cilën tani jeton në Los Angeles, kurse dyshja asokohe punonin në një anije si anëtarë të një bendi muzikor dhe si asistent të magjistarëve, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht se besonin se ishin “shpirt binjakë”, dyshja humbën kontaktet pasi DeeDee refuzoi të vendoset në Skoci që të jetë pranë Bobit. Kështu edhe ai u martua me Helenin, me të cilën solli në jetë katër fëmijë.


Për fat të keq, Helen ndërroi jetë nga leukemia pas 31 viteve martesë. E nga frika se do të jetë i vetmuar, e inkurajoi ta gjej DeeDee, aktoren nga Los Angeles për të cilin ai shpesh fliste.

Duke folur për “This Morning”, DeeDee tha se “lidhja ishte ende e fortë” kur me Bobin u takua në vitin 2006 pas më shumë se 40 viteve që qëndruan të ndarë – por ata më 13 mars të vitit të kaluar u martuan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa
Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Evropa
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Amerika
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori