"Nuk bëhet ajo punë", DJ Gimbo bie në kundërshtim me veten pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 5

DJ Gimbo pak muaj më parë deklaroi në një emision se nuk është për Big Brother.
Kjo pasi është temperament dhe nuk do të bënte për një program të tillë.
"Nuk bëhet ajo punë. Nuk është fer të fitohet dy herë. Nuk bëhet se jam një natyrë pak më ndryshe, Gjesti është pak më i qetë si unë. Kam temperament më shumë", ishte shprehur ai për Canape.
Tutje tha: "është najs emision i mirë, trip, por jo për mua. Kam frikë nga temperamenti im. Nuk e di a më kanë ftuar a jo, por nuk bëhet".
E duket se i njëjti ka rënë në kundërshtim me atë që ka thënë pasi tani u bë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Ai të shtunën u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, zyrtarisht si banor.
Duket se DJ ka ndryshuar mendje dhe se ka vendosur të jetë pjesë e një formati të tillë, pavarësisht deklaratave. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com































































