Është një numër shumë i vogël i rasteve që kanë të bëjnë direkt me financim të terrorizmit, por më shumë është i pranishëm financimi në radikalizëm që mund të shpie në terrorizëm. Financime të tilla vijnë si brenda territorit të Kosovës ashtu edhe jashtë saj, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Dardan Nuhiu, drejtor i Njësisë për Inteligjencën Financiare në Kosovë.
Ai tha se anë të projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit është bërë sistematizimi i dispozitave ligjore në fuqi, harmonizimi i mëtejmë i legjislacionit me standarde ndërkombëtare dhe evitimi i pengesave në zbatimin e legjislacionit më qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe përmbushjes së detyrave në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe luftimit të financimit të terrorizimit.
Sipas tij, në Kosovë, dukuria e financimit të terrorizimit është më pak e pranishme, por kjo dukuri më shumë është e pranishme si financim i radikalizmit i cili më pas mund të shpie në terrorizëm.
“Njësia për Inteligjencën Financiare bashkëpunon me institucionet kompetente për zbatimin e ligjit në baza ditore në kuadër të kompetencave të tyre me qëllim të parandalimit dhe luftimit të financimit potencial të terrorizimit. Në momentin e të cilave dyshohet për financim të terrorizimit apo fenomenet të lidhur më këtë dukuri përgatit raportet e inteligjencës të cilat më tutje i përcjellë tek organet kompetente për procedim të mëtutjeshëm”, tha ai.
“Informacionet për financim të dyshimtë zakonisht vinë nga subjektet raportuese. Në raste të caktuara vijnë për organizata të ndryshme joqeveritare. Hapat e mëtutjeshëm i ndërmarrim duke bërë inspektimin në ato OJQ dhe gjatë kontrollit dhe inspektimit shihen fonde që nuk e kanë prejardhjen ose ato OJQ nuk e caktojnë se ku do të shpenzohen paratë. Ajo shumë e cila nuk ka prejardhje apo nuk caktohet shpenzimi i tyre, për neve llogaritet si fonde të dyshimta dhe më pas i përcjellim në Policinë e Kosovës për hetime”, tha më tej Nuhiu.
Sipas tij, është një numër shumë i vogël i rasteve që kanë të bëjnë direkt me financim të terrorizmit, mirëpo më shumë është i pranishëm financimi në radikalizëm që mund të shpie në terrorizim.
Se nga cilat vende vijnë financime të tilla apo janë brenda territorit të Kosovës, ai tha se ka edhe brenda territorit të Kosovës, por ka edhe prej vendeve tjera.
“Nuk mund të ceken për arsye se një pjesë e këtyre rasteve janë nën hetim dhe për këtë arsye nuk mund të japim emrat e shteteve prej nga vijnë këto financa”, tha Nuhiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite