Nuhatni njërën ndër këto pesë gjëra dhe menjëherë do të mësoni a ju kërcënon sëmundja e rrezikshme

Hulumtimi tregon që në mënyrën më të thjeshtë demencia mund të zbulohet madje edhe shumë vite para se të zhvillohen simptomat
Shkencëtarët nga Universiteti i Çikagos kanë zbuluar që ata të cilët nuk mund të ndiejnë katër nga pesë aroma kryesore kanë dy herë më shumë shanse të sëmuren nga kjo sëmundje. Dhe sa më e keqe t’u jetë shqisa e nuhatjes, rreziku është më i madh nga demenca në moshën e mëvonshme.
Aromat e forta të cilat janë përdorur në këtë eksperiment janë peperminti, peshku, portokalli, trëndafili dhe lëkura. Rezultatet mund të përdoren si vërejtje që ekziston rreziku nga kjo sëmundje.
Kjo mundëson që me kohë të fillohet terapia, por edhe që të ndryshohen shprehitë jetësore me qëllim të përmirësimit të shëndetit të përgjithshëm të organizmit dhe përgatitjes për pleqëri.
Kjo sëmundje mund të “fshihet” edhe deri në 20 vjet, pa kurrfarë mundësie që të vërehen dëmtimet të cilat ndodhin, shkruan DailyMail, përcjell Telegrafi.
Hulumtimi tregon që kur sëmundja fillon të shfaqet, ajo më parë ndikon në shqisën e nuhatjes dhe ngadalë e shpartallon atë. Në eksperiment janë përdorur shkoptha e aromatizuar të mbushur me ekstrakt të cilin duhet ta dallojnë.
Personat të cilët kanë qenë objekt studimi gjithashtu kanë përcaktuar cilën dhe çfarë arome ndiejnë. Ata të cilët kanë identifikuar dy nga tri aroma kanë dëmtime të vogla të shqisës së nuhatjes, ndërsa te ata të cilët kanë identifikuar një apo dy, kjo shqisë është shkatërruar plotësisht.
Aroma ka ndikim të madh në gjendjen e organizmit, por mund edhe të rrezikojë jetën. Njerëzit të cilët nuk e ndiejnë aromën nuk mund të provojnë se a është i prishur ndonjë ushqim, nuk e ndiejnë tymin gjatë rënies së zjarrit apo aromën e pakëndshme e cila ndihet kur duhet të lahen.
Kjo është nxitës edhe për depresionin, sepse njerëzit të cilët nuk ndiejnë aromën janë të pikëlluar dhe nuk janë të kënaqur në jetë.
Sipas statistikave, mesatarisht 47 milionë njerëz në gjithë botë vuajnë nga demencia, me pothuajse 10 milionë të rasteve të reja çdo vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?