Gjykata Supreme e Kosovës pritet të marrë vendim sot për ankesat e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë lidhur me zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.
Në Supreme thanë se vendimi për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për anulim të votave me postë të LDK-së do të merret brenda afatit kohor të paraparë me ligjin në fuqi.
Në anën tjetër, Komisioni Qendror Zgjedhor po pret vendimmarrjen e Gjykatës Supreme që pastaj të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare.
Mirëpo, njohës të procesit zgjedhor thonë për KosovaPress se Gjykata Supreme do ta rrëzojë aneksen e LVV-së njësojë sikurse Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, dhe kësisoj KQZ-ja do të mund t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve gjatë kësaj jave.
Zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu, bëri të ditur se për ankesën e LVV-së dhe koalicionit PDAK-LPB kundër vendimit të PZAP-së do të vendoset të mërkurën më 26 mars, ku edhe përmbyllet afati ligjor prej 5 ditëve.
Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë më 21 mars në Supreme, kundër vendimit të PZAP-së ku u rrëzua ankesa e tyre për anulim të votave me postë të LDK-së si dhe kërkesën për rivotim me postë.
“Se për dy ankesa, te pranuara me datë 21 mars 2025, një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, dhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, e ushtruar kundër vendimit të PZAP-se, do te vendoset brenda afatit ligjor prej 5 ditësh, i cili llogaritet nga data e pranimit te ankesës, duke përfshirë fundjavën”,thuhet në përgjigjen e Supremes.
E zëdhënësi i këtij KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se varësisht prej vendimmarrjes së Supremes, do t’i zbatojnë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, thuhet në përgjigjen e Elezit.
Në anën tjetër, profesori universitar, njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, thotë se mundësitë më të mëdha janë që edhe Gjykata Supreme të rrëzojë ankesën e LVV-së për anulimin e votave me postë të LDK-së si dhe rivotim me postë.
Sipas tij, porsa të përfundojnë të gjitha procedurat ankimore dhe administrative, KQZ-ja ka mundësi që të premten ose të shtunën e kësaj jave të certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Menjëherë porsa të përfundojnë të gjitha procedurat ankimore dhe administrative[mund të certifikohen rezultatet]. KQZ-ja ka mundësi që të premten, pse jo edhe të shtunën sipas nevojës, të mblidhet dhe të bëjë certifikimin e rezultateve. Pas kësaj, KQZ-ja i dërgon listat rezultatet e zgjedhjeve në Kuvendin e Kosovës dhe Presidencë. Presidentja e vendit është e obliguar që në afat prej 30 ditëve pas certifikimit të caktojë seancën e konstituimit të Kuvendit”, shpjegon Baraliu.
Certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit do t’i hapte rrugë rrjedhjes së afateve ligjore për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme parlamentare më 9 shkurt 2025. Ndërkaq, KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare më 15 mars.
Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind.
Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8 si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë.
Sipas rezultateve, asnjë parti nuk mund ta formojë e vetme qeverinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publik jep mendim negativ për propozimin për shkarkimin e Ljupço Kocevskit

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Formimi i institucioneve – AAK mblidhet sot për të diskutuar hapat e ardhshëm

Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Sekretari britanik Lammy: Mbretëria e Bashkuar udhëheq këtë vit Procesin e Berlinit, duam të shohim normalizim të raporteve Kosovë-Serbi

Nuk zbatuan urdhrat e policit, gjatë largimit me veturë i shkaktuan edhe lëndime trupore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje