Pas lajmit se për fundjavë uji në Tetovë nuk ka qenë për pijë, sot NPK ''Tetova'' ka nxjerrë dokumente të datës së sotshme të cilët tregojnë se ''uji është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.''

Në informacionin e shpërndarë nga NPK Tetova thuhet ''Sipas rezultateve nga analizat e kryera nga Qendra për shëndet Publik në Tetovë në rrjetin e ujësjellësit është konstatuar se uji në qytetin e Tetovës ËSHTË I PASTËR DHE PËR PIJE.
Nga rezultatet e marra është vërtetuar se uji nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës është sipas kushteve të parapara me Rregulloren për sigurinë e ujit për pije (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.46/08). Uji poashtu është i pastër sa i përket gjendjes së tij mikro-biologjike, kimike dhe fizike dhe është i sigurt për pije.'' thuhet në komunikatë. /Telegrafi/


uji per pije

uji për pije 1

uji per pije 2

uji per pije 3

uji per pije 4

uji per pije 5