LAJMI I FUNDIT:

NP “Parkingu i qytetit” në Tetovë me dy risi për shfrytëzimin e parkingjeve në qytet

NP “Parkingu i qytetit” në Tetovë me dy risi për shfrytëzimin e parkingjeve në qytet

Ndërmarrja Publike “Parkingu i qytetit” në Tetovë, informon se do të ketë risi në funksionimin e kësaj ndërmarrje në qytet. Në konferencë për shtyp sot nga kjo ndërmarrje njoftuan se bëhet fjalë për dy risi: vendosjen e biletës plotësuese; dhe plotësimin e rregullores për vendosjen e bllokuesve të automjeteve në vendet që nuk janë të destinuara për parkim, si dhe për procedurën e heqjes së bllokuesve nga automjetet.

“Nëse shfrytëzuesi i vend-parkimit e tejkalon kohën e planifikuar të parkimit dhe të njëjtën nuk e vazhdon (pra, nëse një mundësi e tillë parashikohet nga sistemi i tarifimit të shërbimit të parkimit), pastaj në rastin e parkimit të automjeteve në vendet e parashikuara për parkimin e automjeteve të personave me nevoja të veçanta nga persona që nuk i përkasin kësaj kategorie, apo shkel kushtet për shfrytëzimin e vendparkimit për të cilin është i detyruar të paguajë biletë shtesë”.


“Urdhri për pagesën e biletës plotësuese lëshohet nga kontrollori. Shuma e biletës plotësuese është përcaktuar në tarifën e NP “Parkingu i Qytetit” – Tetovë dhe do të kushtojë 1500 den. Nëse e njëjta paguhet brenda 24 orëve nga dita e lëshimit, do të paguhet vetëm gjysma e vlerës, gjegjësisht 750 den. Nga ana tjetër, nëse bileta plotësuese nuk paguhet brenda 8 ditëve nga dita e lëshimit të shfrytëzuesit të parkingut, do të fillojë procedurë e rikuperimit të borxhit me kosto shtesë që lidhen me pagesën e detyrueshme dhe kamatat e parapara me ligj.
Me këtë Tarifë ndryshon edhe tarifa për vendosjen e bllokuesit të rrotave në të gjitha zonat, e cila nga 1000 denarë do të ulet në 750 denarë”.

“Risia e dytë është edhe plotësimi i rregullores për vendosjen e bllokuesve të automjeteve në vende që nuk janë të destinuara për parkim. Ky paragraf vlen për të gjitha hapësirat publike nën juridiksionin e Komunës së Tetovës. Këtu përfshihen: rrugët shërbyese dhe banesore në territorin e Komunës së Tetovës, trotuaret, parkingjet publike, shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta, sheshet, shëtitoret e ndryshme, tregjet, në pjesët e gjelbërta të rrugëve, parqet, hapësirat rekreative si dhe në vende e pjesë të tjera të paorganizuara. NP “Parkingu i Qytetit” – Tetovë do të kërkojë asistencë nga policia e trafikut gjatë vendosjes së bllokuesve dhe largimit të automjeteve nga vendet që nuk janë të destinuara për parkim. Në rast të mungesës së asistencës nga policia e trafikut, NP “Parkingu i Qytetit” – Tetovë do t’i dorëzojë policisë së trafikut listën e targave të automjeteve të bllokuara dhe të hequra deri në fund të orarit të punës ose më së voni në ditën e ardhshme të punës për veprime të mëtutjeshme, e që është në kompetencë të MPB-së – Policia Rrugore Tetovë”, thanë nga NP “Parkingu i qytetit” në Tetovë.

Në fund gjithashtu thanë se vitin e kaluar kanë punuar intensivisht për përmirësimin e rendit të parkimit në qytet.

“Ndërtuam parkingje të reja, siguruam më shumë vendeparkime për qytetarët. Dalëngadalë po korrigjojmë imazhin e keq. Sot kemi zona të organizuara parkimi, respektim më të madh të rregullave të parkimit, vozitës më të ndërgjegjshëm dhe siguri më të madhe në komunikacion”, thanë nga kjo ndërmarrje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori