Manchester Unitedi e ka kryer detyrën përballë Real Betisit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës që u zhvillua në Estadio Benito Villamarin.

Me një gol të shënuar dhe triumf, Djajtë e Kuq kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi nikoqir.


Mesfushori Casemiro është futbollisti që është vlerësuar më së shumti për paraqitjen e tij, i ndjekur nga David de Gea, Harry Maguire e Bruno Fernandes.

Sulmuesi i skuadrës spanjolle, Ayoze Perez, ka marrë notën më të ulët nga formacioni startues.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Real Betis 0-1 Manchester United. /Telegrafi/

telegrafi sport app