Real Madridi e ka kryer detyrën në përballjen ndaj Granadas duke marrë pikë të plota në sfidën e javës së 23-të në La Liga.

Duke qenë skuadra fituese, Mbretërit kanë marrë notë mesatare më të lartë se ajo e ekipit kundërshtar.


Vlerësimin më të lartë në takimin e zhvilluar në Santiago Bernabeu e ka marrë portieri mysafir Luis Maximiano (9.0) që pengoi humbjen më të thellë të ekipit të tij.

Te Los Blancos është vlerësuar golashënuesi, Marco Asensio (8.4), goli i të cilit ishte vendimtar për fitoren. Anësori shqiptar Myrto Uzuni ka marrë notën 6.9 në këtë sfidë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Real Madrid 1-0 Granada. /Telegrafi/

telegrafi sport app