Portugalia dhe Franca kanë barazuar me rezultat 0-0 pas 90 minutave dhe vazhdimeve, në një përballje me pak raste shënimi, ku fituesi doli pas gjuajtjes së penalltive, me francezët që ishin më të saktë duke kaluar në gjysmëfinale. 

Portugezët kishin më shumë nga loja, duke rrezikuar disa herë me Bernardo Silvan, Cristiano Ronaldon dhe Nuno Mendes. Në anën tjetër, francezët kishin rast të mirë me Kolo Muanin dhe Ousmane Dembelen që iu afrua golit.


Sipas SofaScore, Franca u vlerësua më lartë me notën mesatare prej 7.41, ndërsa Portugalia u vlerësua me 7.16.

72b0d1bd d1a3 46c7 ac8a f8567a706e5c

Lojtari më i vlerësuar në ndeshje ishte Dembele me notën 8.2, pasi me inkuadrimin e tij ngriti lojën e francezëve.

Pas tij u vlerësuan lartë Jules Kounde dhe Mike Maignan me notën 8.0.

Screenshot 2024 07 05 235811

Në anën tjetër te Portugalia u vlerësuan,  Nuno Mendes dhe Diogo Jota me notën 7.9, ndërsa më pak i vlerësuari mbeti Cristiano Ronalo me notën 6.6.

Notat e lojtarëve të Portugalisë dhe Francës

/Telegrafi/ 

telegrafi sport app