Juventusi ka arritur me shumë vështirësi ta mposhtë Milanin me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar Paulo Dybala në minutën e 77-të nga një asistim i Gonzalo Higuainit.


Zonja e Vjetër ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.25, derisa Milani u vlerësua me 6.41.

GettyImages 1186773482 Juventus vs Milan (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë derbi ishte portieri i torinezëve, Wojciech Szczesny, që mori notën 8.9 shkaku i disa pritjeve të njëpasnjëshme.

Në anën tjetër, Giacomo Bonaventura, Rafael Leao dhe Leo Duarte, dështuan në këtë takim, gjersa u vlerësuan me 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

ser Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

juve Notat e lojtarëve të Milanit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app