Roma e kreu detyrën ndaj Cagliarit duke arkëtuar pikë të plota, në garën për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

Paraqitja e skuadrës vendase ishte më e dobët (6.40) në raport me atë mysafire (7.05), prandaj edhe vlerësimi mesatar përkon me lojën e tyre dhe rezultatin.


Mbrojtësit e Romës, Elio Capradossi (8.1) dhe Federico Fazio (8.1), janë vlerësuar me notat më të larta.

Afër tyre janë edhe Daniele De Rossi (7.7) dhe golashënuesi i vetëm, Cengiz Under, i cili ka marrë notën 7.5.

Sulmuesi i Cagliarit, Diego Farias, është vlerësuar me notën më të ulët në këtë sfidë (5.8).

Kurse më i miri te vendasit ishte mesfushori Nicolo Barella që ka marrë notën 7.2.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

agliari (WhoScored)

roma 1 (WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app