Atalanta ka marrë një pikë përballë kampionit Juventus (2-2) falë heroizmit të portierit shqiptar Etrit Berisha, i cili mbrojti penalltinë e Paulo Dybalas.

Lojtari me notën më të lartë te vendasit, por edhe në ndeshje, është vlerësuar Alejandro Gomez (8.6), i cili ishte i përfshirë në të dy golat e skuadrës së tij.


Berisha ka marrë notën 7.2, duke qenë se ai nuk ishte fajtor në dy golat e pranuar dhe ishte vendimtar në fund.

Vlerësimin më të ulët te skuadra mysafire e ka kapiteni Gianluigi Buffon (4.9), i cili pranoi dy gola në këtë takim.

Notën më të mirë te Bianconerët e ka marrë Federico Bernardeschi, i cili shënoi një gol dhe asistoi në tjetrin.

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

atalanta notta

Juventusnotat

/Telegrafi/

telegrafi sport app