Kolumbia e ka mposhtur Argjentinën në ndeshjen e parë të fazës grupore në kuadër të Copa America.

Falë triumfit të tyre, kolumbianët patën notë më të lartë mesatare (7.14), në krahasim me argjentinasit (6.31).


Nota më e ulët në këtë sfidë ka shkuar për portierin e Albicelestëve, Franco Armani (5.6). Kapiteni Lionel Messi është vlerësuar me notën 6.6, vlerësim që rrallë i ndodh superyllit të Barcelonës.

Golashënuesi i inkuadruar nga banka rezervë Roger Martinez (7.9) ka marrë notën më të lartë në këtë takim, derisa paraqitje të mirë kanë bërë edhe mbrojtësi i majtë William Tesillo (7.8) dhe portieri David Ospina (7.7).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

argjentina (Foto: WhoScored)

kolumbia (Foto:WhoScored)

/Telegrafi/

telegrafi sport app