LAJMI I FUNDIT:

Norvegjia kursen mbi një trilion dollarë për brezat e ardhshëm

Norvegjia kursen mbi një trilion dollarë për brezat e ardhshëm

Fondi Sovran i Norvegjisë apo i njohur edhe si Fondi i Naftës, arriti në 1.09 trillion dollarë, duke vendosur një rekord historik. Kjo shumë erdhi si rezultat i rritjes së stoqeve botërore dhe forcimit të euros dhe dollarit.

I krijuar në vitet 1996 për të shfrytëzuar të ardhurat që vijnë nga nafta, Fondi është më i madhi i këtij lloji në botë.


“Kur fondi u krijua, askush nuk mendonte se do të kalonte këtë vlerë [100 miliardë krona]. Ishim me fat që zbuluam naftë. Kthimi në investimet në tregjet botërore financiare ka qenë aq i madh sa që mund të krahasohet sikur të kishim zbuluar naftë përsëri”, ka deklaruar Yngve Slyngstad, shef ekzekutiv i Fondit.

Siç raporton Reuters, përcjell Telegrafi, aktualisht çdo norvegjez ka të paktën 200 mijë dollarë në këtë Fond, çka përbën një pasuri të madhe për brezat e ardhshëm.

Shumica e parave të këtij Fondi investohen në tregjet ndërkombëtare financiare dhe vetëm një pjesë e tyre investohet brenda Norvegjisë. Të ardhurat që i vijnë shteti nordik nga nafta derdhen te ky fond. Kjo i shërben vendit që në të ardhmen të ruajë aftësinë për të paguar nëse nafta do të pakësohet, ose nëse bien çmimet dhe shërben edhe si rezervë për brezat e ardhshëm.

Më 27 gusht, Banka Qendrore e Norvegjisë propozoi një zhvendosje që përfundimisht mund të transferojë më shumë se 100 miliardë dollarë nga tregjet e aksioneve evropiane dhe ato amerikane, megjithëse një veprim i tillë, nëse miratohet, mund të marrë vite për të përfunduar. /Telegrafi/