LAJMI I FUNDIT:

“Normalizim ose konflikt”, “Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë” – gjithçka nga deklarat e Lajçakut në Prishtinë

“Normalizim ose konflikt”, “Ura e Ibrit nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë” – gjithçka nga deklarat e Lajçakut në Prishtinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak gjatë të enjtes ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Lajçak nisi vizitën e tij me një takim të hershëm me kryeministrin Albin Kurti, i cili u mbajt në ndërtesën e Qeverisë rreth orës 07:30.

Pas takimit me Kurtin, emisari i BE-së para gazetarëve u shpreh se diskutuan mbi procesin e normalizimit dhe hapat e mëtejmë pas takimit në Bruksel.


Lajçak tha se mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë ose normalizim ose konflikt, dhe se BE-ja po punon për të parën.

“Ne mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, u shpreh Lajçak.

Ai bëri të ditur se të hënën në Bruksel do të ketë takim me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, shkruan Telegrafi.

Pas kësaj, Lajçak vazhdoi vizitën në veri të Kosovës. Atje ai fillimisht u takua me kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamza me të cilin folën për procesin e dialogut dhe çështjen për hapjen e Urës së Ibrit.

Lajçak nga Mitrovica tha se ura nuk mund të rihapet me pajtim vetëm të njërës palë, por vetëm kur të pajtohen të dyja palët.

Ai e kaloi Urën e Ibrit në këmbë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ku më pas zhvilloi takim me shoqërinë civile dhe me përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në veri të Mitrovicës.

Në një shkrim në Twitter, ai tha se çfarë ka dëgjuar në veri është shqetësuese, duke shtuar se duhet shmangur përshkallëzimi i situatës.

Lajçak: Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë normalizim ose konflikt, BE-ja po punon për të parën
Lexo po ashtu Lajçak: Mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë normalizim ose konflikt, BE-ja po punon për të parën

“Për mua ishte e rëndësishme të vizitoja përsëri veriun e Kosovës dhe të bisedoja me qytetarë të ndryshëm në mënyrë që të fitoja përshtypjen time të drejtpërdrejtë për situatën aktuale. Ajo që dëgjova më shqetësoi. Ne duhet të shmangim çdo mundësi përshkallëzimi dhe të përqendrohemi plotësisht te normalizimi”, tha Lajçak.

Vizita e tij erdhi pas takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ndodhi më 2 maj mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Më 2 maj në Bruksel palët ranë dakord për Deklaratën për të Zhdukurit ku të dy vendet do të shtonin përpjekjet për zbardhjen e fatit të 1643 personave të pagjetur nga lufta e fundit.

Ndërsa, në këtë takim është prezantuar edhe draft statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ekipi menaxhues, tashmë i shkarkuar, në përbërje të serbëve të zgjedhur nga kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq në kohën sa ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti.

Drafti të cilin ditë më parë e publikoi Telegrafi, posedon 67 nene dhe është i ndarë në nëntë kapituj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori