Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, teksa shpesh komplimentohet për dukjen e saj.


Së fundmi, Istrefi publikoi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqej e veshur me xhinse dhe një bluzë të bardhë.

noraistrefi 102259177 2740918392808109 4851848472930244270 n

Ajo dukej mjaft tërheqëse, teksa siç e bëri të ditur në përshkrimin e fotografive, kishte shijuar një darkë të mirë me miqtë e saj.

“Pak fotografi të shpejta në festën e ditëlindjes së miqve të mi”, ka shkruar Nora në mbishkrimin e fotografisë.

noraistrefi 102434728 1146930088990069 4114690317478376234 n

Pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.

Nora ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, teksa ende nuk ka bërë të ditur për fansat nëse ka diçka të re në këtë drejtim. /Telegrafi/

noraistrefi 102460448 2942069549353413 2122327681969402863 n