LAJMI I FUNDIT:

Nora dhe Gjiko publikojnë klipin e këngës “Anna”

Nora dhe Gjiko publikojnë klipin e këngës “Anna”
Nora Istrefi, Gjiko (Foto: Instagram/noraistrefi/gjikotheflyboy)

Nora Istrefi dhe Gjiko kanë ardhur me bashkëpunimin e ri muzikor që mban titullin “Anna” dhe është publikuar me videoklip.

Claydee Lupa dhe Tedy Economou qëndrojnë prapa muzikës së kësaj kënge që është realizim i REDBOX Entertainment.

Për xhirimin e videos muzikore është angazhuar produksioni  Sekuencë Studio.


Nora është kujdesur që të vijë mjaft tërheqëse në videon muzikore, ndërsa në pjesën e tij, Gjiko ka vazhduar me stilin e vet për të cilin është i njohur.

Dy këngëtarët kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën, ndërsa “Gabime” është dueti i tyre shumë i suksesshëm që është publikuar në vitin 2017. /Telegrafi/