LAJMI I FUNDIT:

Nokia Here Maps lansohet edhe në pajisjet Android

Nokia Here Maps lansohet edhe në pajisjet Android

Edhe pse Microsoft e ka blerë kompaninë finlandeze Nokia, ajo në të vërtetë nuk e ka blerë atë në tërësi, me të gjitha njësitë e saj të biznesit.

Dhe pikërisht një pjesë e ekipit të Nokia-së që ka mbetur larg Microsoft qëndron prapa hartave mbresëlënëse Here Maps.

Hartat e njohura për funksionet e saj të navigimit të gjerë dhe offline, tani janë vënë në dispozicion të Samsung, përkatësisht pajisjeve mobile të linjës Samsung Galaxy, të cilat për një kohë të caktuar do ta kenë ekskluzivisht aplikacionin e Here Maps.

Aplikacioni i hartave fillimisht është në dispozicion në formatin Beta, ndërsa pronarët e pajisjeve Samsung Galaxy duhet të presin deri në tetor për funksionet e plota të Here Maps, kohën kur Samsung pritet ta lëshojë në treg orën e saj më të re Gear S.


Por edhe përdoriesit e pajisjeve tjera mobile që bazohen në Android do ta kenë aplikacionin e famshmë të Nokia-së, e cila ka premtuar që deri në fund të vitit, aplikacioni do të jetë dispozicion për tërë sistemin operativ Android. (Telegrafi)