Artan Behrami, nga kjo ministri, i ka thënë KTV-së se zgjatja e njohjes nga Selia e Shenjtë nuk ka ndodhur vetëm në rastin e Kosovës.

Sipas tij, ministri Hoxhaj ka vizituar disa herë këtë shtet për të krijuar raporte të mira, me ndërmjetësimin edhe të Kishës Katolike të Kosovës, transmeton Koha.net.


Nga ana tjetër, kancelari i Kishës Katolike në Kosovë, Don Zefi ka thënë se me rastin e inaugurimit të Papës Frençesco, ndër shumë shtete të botës të akredituara në Romë, ishin edhe përfaqësuesit e shteteve që Vatikani ende nuk i ka njohur formalisht, siç është Kosova, prandaj sipas tij në këtë drejtim ka shenja pozitive.

Por, nuk mendon njësoj kryepeshkopi i Kishës Katolike në Serbi, Stanislav Hocevar, i cili për të përditshmen beogradase “Politika” ka thënë se tash për tash nuk ka asnjë shenjë të ndryshimit të qëndrimit të Selisë së Shenjtë sa i përket njohjes së Kosovës. /Telegrafi/