LAJMI I FUNDIT:

Njohësit e politikave evropiane: Borrell në Kosovë vjen për dialogun, jo qeverinë

Njohësit e politikave evropiane: Borrell në Kosovë vjen për dialogun, jo qeverinë

Një ditë para ardhjes në vendin tone, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borell, bëri me dije se arsyeja e ardhjes do të jetë tentimi për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi. Kështu mendojnë edhe njohësit e politikave evropiane, ngase thonë se BE-ja nuk ka fuqi që të ndërhyjë në krijimin e qeverisë së re.

Spanjolli, Josep Borrell,  përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të enjten do të jetë në Kosovë. Kështu ai po përmbushë njërin prej premtimeve të tij, se vizitën zyrtare do ta bëjë në Ballkanin Perëndimor.

E para vizitës në vendin tonë ai bëri më dije se arsye e ardhjes, do të jetë kryekëput tentimi për rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi.


“Duke pasur parasysh vendosmërinë time personale për të përparuar dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja, kam dashur të vizitoj së pari Kosovën dhe Serbinë në rajon. Ka shumë punë të rëndësishme përpara duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës gjatë vizitës time. Mezi po pres ta njohë Kosovën dhe Serbinë dhe të takojë njerëzit e këtyre shteteve”, kishte thënë Borrel.

Edhe njohësit e politikave evropiane mendojnë se Borell në fokus do ta ketë rikthimin e BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e paralelisht edhe përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë proces.

“Vizitën e tij e shoh si një tentim për të rikthyer dialogun Kosovë-Serbi. Mendoj që vizita e tij nuk lidhet me procesin e vizave apo proceset tjera. Realisht ardhje e tij në Prishtinë dhe Beograd është që të bëjë njëfarë rikuperimi i pozicionit të dëmtuar të BE-së”, deklaroi Butrint Berisha nga PIPS.

Edhe njohësja e politikave evropiane, Donika Emini mendon se vizita e Borrell ka të bëj me dërgimin e  mesazhit për dialogun.

“Mendoj kjo vizitë është mesazh për elitën politike në Kosovë se është koha që të rifillojë dialogu. Në çfarë fryme do të zhvillohet ky dialog nuk e dimë ende, por që BE-ja me gjithë sfidat që ka pasur kohëve të fundit është e interesuar të përfshihet në proces”, deklaroi Donika Emini, përcjell Telegrafi.

Sipas Eminit, BE-ja nuk ka fuqi që të ndërhyjë në krijimin e qeverisë së re.

“Borrel nuk ka mision për të bërë presione për formimin e qeverisë. Janë shumë të pakta mundësitë që një persona në emër të 28 vendeve anëtare përfshirë edhe pesë që nuk e njohin Kosovën të vijnë e të bëjnë presion”, deklaroi më tej Donika Emini.

Pas  vizitës në Kosovës, të premten diplomati evropian do të shkoi në Serbi, që edhe atje të përcjellë mesazhe të njëjta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori