Sipas njohësve të Integrimeve, çështja e liberalizimit të vizave nuk varet aspak nga ne, por nga një numër i madh faktorësh dhe përkrahjesh nga shtetet e tjera. Ata gjithashtu nga partitë politike presin që në fushatën e tyre mos ta përdorin liberalizimin e vizave si kartë për vota.
“Liberalizimi i Vizave shpresojë që do të jetë si dhuratë në Kosovë për Krishtlindje”, këto ishin fjalët e deputetit gjerman Peter Beyer, drejtuar popullit Kosovar gjatë vizitës së tij tek ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Por, njohësit e integrimit, mendojnë që nuk mjafton vetëm përkrahja e Gjermanisë. Besnik Vasolli vlerëson përkrahjen e shtetit gjerman por sipas tij janë edhe shumë faktor të tjerë që ndikojnë ne marrjen e vendimeve për viza.
“Duhet të kemi kujdes se si i menaxhojmë edhe pritjet e qytetarëve sepse shumë shpesh në Kosovë janë premtuar data. Edhe zoti Beyer tha se nuk mund të jep data sepse ato vendime nuk i marrin liderët tonë politikë. Pra liderët duhet të kujdesshëm edhe në fushatë që mos të premtojnë në të ardhmen ndonjë datë por t’iu tregojë qytetarëve se vendimmarrja është politike”, tha për RTV Dukagjinin, Besnik Vasolli.
E Allen Meta nga Demokracia për Zhvillim tha se përveç përkrahjes së Gjermanisë për viza duhet mbështetja edhe nga shtete tjera , përcjell Telegrafi.
“Është shumë e rëndësishme të dihet se vendimi për vizat nuk mund të merret vetëm nga Gjermania pasi kemi edhe shtete tjera skeptike që janë pjesë e procesit si Franca apo Holanda, mirëpo ka shenja të mira rreth këtij procesi dhe shpresojmë që në një të ardhme të afërt do të kemi liberalizim të vizave”, tha Allen Meta.
Ata kërkojnë nga partitë politike që në fushatat e tyre mos ta përdorin Liberalizimin e Vizave si kartë për të fituar vota./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova