Dukagjini Residence tashmë i njohur si kompleksi banesor më i ri dhe modern në vend, me punë të vazhdueshme ka si qëllim kryesor për ofrimin e risive për klientët. 

Showroomi është një hapësirë e krijuar me qëllim që të gjithë të interesuarit të mund të marrin informatat e nevojshme rreth apartamenteve dhe përveç kësaj të jenë në gjendje të shikojnë pamje virtuale të tyre përmes Virtual Reality(VR).


Showroomi posedon të ekspozuara materialet e ndryshme ndërtuese duke u kujdesur deri në detaje dhe duke mos lënë anash edhe mundësinë e organizimin e apartamenteve sipas dëshirave personale me ndihmën e arkitektit të rezidencës plotësisht falas.

dukagjini 1

Në Showroom është punuar me kujdes për të gjitha detajet në lidhje me ambientin, ndriçimin, ngjyrat dhe kontrastin në mënyrë që të krijohet vendi ideal ku secili mund të testojë efektet e Realitetit Virtual dhe materialet e produkteve ndërtuese e gjithashtu të përjetojë efektin më modern të blerjes. Në Dukagjini Residence është menduar për gjithçka nga fillimi deri në fund dhe madje edhe më tej, me mundësitë e veçanta ne kujdesemi që klientët të dalin nga showroom-i me buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Për fat të mirë, Dukagjini Residence përkrahet nga një ekip entuziastë të cilët me punë të palodhshme kanë arritur krijimin e ambientit me cilësi dhe profesionalizmen ku mund të gjenden të gjitha informatat e nevojshme për apartamentet. Ne inkurajojmë të gjithë të interesuarit që duan të shohin se si do të duken apartamentet ta vizitojnë ambientin e Dukagjini Residence dhe të jenë pjesë e një përvoje të re dhe moderne.

Dukagjini Residence ka qenë zgjedhja e duhur e shumë personave, pse mos të jetë edhe zgjedhja juaj.

dukagjini 2