I matur, i qetë, besnik, i mendueshëm, i tërhequr, elokuent – këto janë mbiemrat që përdor media për të përshkruar Mike Pence. Ai e përshkruan veten si “i krishterë, konservator dhe republikan, sipas kësaj radhe”.
Qëkurse Donald Trump njoftoi në mes të korrikut se do ta bënte Mike Pence kandidatin e tij për nënpresident, kjo u vlerësua nga analistët si një lëvizje strategjike.
Pence mund të krijojë një urë lidhjeje me republikanët ultra-konservatorë, të cilët nuk e pëlqejnë shumë Donald Trumpin.
Trumpi dhe Pence nuk janë të një mendjeje
Sipas gazetës britanike “Telegraph” Trumpi e ka quajtur Pence si një të ashtuquajtur “running mate”, që do ta ndihmojë të shesë idetë e tij në Kongres. Pence ka kontakte të mira me Kongresin.
Por ata të dy nuk janë gjithmonë të një mendjeje. 57-vjeçari Pence flet për një “sistem të korruptuar” në Rusi, ndërsa Trump në mënyrë të përsëritur ka shprehur lëvdata për Putinin.
Më parë Pence ka qenë mbrojtës tregtisë së lirë – e kundërta e plotë e përfytyrimeve të Trumpit.
Pence gjithashtu është shprehur edhe kundër idesë së Trumpit që myslimanëve të mos u lejohet të hyjnë në SHBA.
Pence është i krishterë evangjelikan, rrjedh nga një familje e mesme nga Indiana, kur edhe është rritur, është prej 30 vjetësh i martuar. Pas studimeve për drejtësi, ai ka punuar si avokat dhe moderator në një radio konservatore.
Kundër abordit dhe larmisë seksualet
Guvernatori nga Indiana është tejet konservator. Ai refuzon martesën e njerëzve me të njëjtin seks dhe abortin. Në vitin 2000 ai kërkoi prej Kongresit që të vërë në dispozicion para për institucione që t’u vijnë në ndihmë njerëzve, si homoseksualët, që të ndryshojnë sjelljen e tyre seksuale. Si guvernator ai ka vendosur në Indiana një nga ligjet më të ashpra kundër abortit në të gjithë vendin.
Në fillim të tetorit Pence fitoi duelin e vetëm televiziv të kandidatëve për zëvendëspresident kundër konkurrentit të tij demokrat.
Sipas mendimit të vëzhguesve, Pence ishte më bindës për shkak të tonit të tij të matur.
Ai ka një retorikë mjaft të mirë.
Por gjatë duelit televiziv 57% e pjesëmarrësve në një anketë të stacionit CBS thanë, se ata nuk dinë mjaftueshëm rreth Pence për të krijuar një mendim për të.
Zëvendëspresidenti mund të bëhet president
Si zëvendëspresident Mike Pence mund të bëhet president, nëse Donald Trump vdes gjatë kohës së tij si president, ose nuk qëndron më në post për arsye të tjera të tilla si shkarkim nga posti, dorëheqje ose paaftësi për të ushtruar detyrën.
Nga 44 presidentë në historinë e SHBA-së nëntë nuk kanë arritur ta përjetojnë deri në fund postin e tyre.
Përveç kësaj, zëvendëspresidenti kryeson Senatin. Në rast se në ndonjë votim krijohet një situatë 50 me 50 për qind të votash pro dhe kundër, vota e tij është vendimtare. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Vota në Kombet e Bashkuara: A do të kalojë rezoluta amerikane apo evropiane për Ukrainën?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit