LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me kasollen më të shpejtë në botë – ndërtimi i saj u bazua në modelin Volkswagen Passat të vitit 1999

Njihuni me kasollen më të shpejtë në botë – ndërtimi i saj u bazua në modelin Volkswagen Passat të vitit 1999

Një pronar i shtëpisë së lëvizshme është gjithashtu pronar i Guinness World Records për “kasollen më të shpejtë në botë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pronarin e kësaj krijese të çuditshme i cili kaloi shtatë muaj duke punuar në një kasolle të lëvizshme që u bazua në modelin Volkswagen Passat të vitit 1999.

Siç bëhet e ditur, ai ndërtoi një kornizë metalike shtesë për ta bërë më të fuqishme kabinën dhe gjithashtu ndryshoi motorin në mënyrë që kasollja të jetë më e fuqishme, me një motor V8 prej 4.2 litrash nga Audi RS4 që ka rreth 450 kuaj fuqi.


Rrotat thuhet se janë marrë nga Passenger Volkswagen për të qenë në gjendje të përballojë peshë të konsiderueshme. Megjithëse është një mjet i madh, në kabinë ka vetëm dy pasagjerë. /Telegrafi/