LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me ekipin amerikan të deminimit në Kosovë, pamje nga stërvitja me FSK-në dhe policinë

Njihuni me ekipin amerikan të deminimit në Kosovë, pamje nga stërvitja me FSK-në dhe policinë

Ekipi i deminimit të ushtrisë amerikane që shërben në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, ka demonstruar aftësitë për shpërthimin e kontrolluar të mjeteve shpërthyese në rajone të ndryshme të Kosovës.

Aleanca Veri-Atantike (NATO) ka publikuar një video që shfaq ekipin amerikan të deminimit, që janë të gatshëm në çdo kohë të reagojnë për të siguruar një ambient të qetë dhe sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Në video shihen pjesëtarët e kësaj njësie që bashkëpunojnë me njësinë e deminimit të Policisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura – ata madje shpesh simulojnë raste të ndryshme për të shkëmbyer përvojat nga misionet e ndryshme nëpër botë.


E njëri prej ushtarëve amerikan në një moment thotë se shqiptarët janë shumë mikpritës, dhe se kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me autoritetet e sigurisë në Kosovë.

Gjatë një simulimi ku shihen se si pjesëtarët e njësisë vënë mjet shpërthyes në një furgon, njëri prej tyre i përvishet punës duke veshur rrobat e veçanta që janë shumë të rënda.

Ai madje testohet nga eprori për të parë nëse gjithçka me të është në rregull, për faktin se helmeta në kokë ia rrit temperaturën së bashku me rrobat që i ka në trup.

Kjo njësi njihet si Explosive Ordnance Disposal (EOD), që në pamjet e publikuara asistojnë një rast në Mitrovicë së bashku me pjesëtarët e FSK-së, ku bëjnë shpërthimin e kontrolluar të një mjeti shpërthyes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori