LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me amerikanen 17-vjeçe me këmbët më të gjata në botë

Njihuni me amerikanen 17-vjeçe me këmbët më të gjata në botë

Maci Currin e kuptoi se mund të kandidojë në librin e rekordeve Guiness, si femra me këmbët më të gjata në botë, kur asaj i ofruan qepjen me porosi të një palë pantallonave.

Këmbët e saj janë 121 centimetra të gjata, duke lënë kështu pas yllin e basketbollit, rusen Ekaterina Lisina, e cila kryesonte në listën e femrave me këmbët më të gjata në botë, transmeton Telegrafi.


“Pa dyshim që ka edhe të meta nëse keni këmbë shumë të gjata, e godisni gjithmonë kokën në kornizën e derës, derisa futeni në veturë por edhe kur kërkoni rroba për të blerë”, ka deklaruar ajo.

Maci nga Austin, Teksas – ka pozuar përkrah të ëmës e cila tërë trupin e ka pothuajse sa këmbët e të bijës. Sipas të ëmës Trish. /Telegrafi/