Njësiti policor FAST arreston një polak dhe një turk, kishin urdhër-arrest ndërkombëtar

Njësiti FAST-ILECU, në vazhdën e realizimit të detyrave dhe angazhimeve policore në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, në dy ditët e fundit, ka kryer dy arrestime në bazë të letër-rreshtimeve ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në rastin e parë më 04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar, është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i kërkuar është dërguar në mbajtje.
derisa në rastin e dytë më 06.06.2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë.
Me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore-Prishtinë, personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.
Në të dyja rastet do të vazhdojnë procedurat e parapara për rastet kur realizohen arrestime me urdhër-arrest ndërkombëtar./Telegrafi/













































