Siç njoftojnë mediat malazeze, Milan Knezheviq, një nga liderët e koalicionit të partive pro-ruse e serbomëdha, të mbledhura rreth “Frontit Demokratik”, përflitet si kandidati kryesor për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) të Malit të Zi.
Një gjë të tillë Knezheviq nuk e ka pohuar e as mohuar. I pyetur nga gazetarët ai ka deklaruar se në rast që emërohet drejtor i ANB-së, qëllimi kryesor i punës së tij do të jetë siguria.
Ai është i njohur për deklaratat e tija, në të cilat shprehë dashurinë e pa rezervë për Rusinë, Putinin, Serbinë, Kosovën (si pjesë e Serbisë) dhe urrejtjen për NATO-në, Shtetet e Bashkuara dhe vendet Perëndimore.
Gjatë vizitës që presidenti rus Vladimir Putin kishte në Beograd, më 17 janar 2019, si i ftuar ishte edhe Milan Knezheviq, i cili nga Podgorica në Beograd kishte fluturuar me aeroplan special.
Knezheviq pos që kishte marr pjesë në drekës solemne të shtruar për nderë të Putin, kishte pasur dhe një takim me Putinit, ku pos tij ishin edhe lideret tjerë të “Frontit Demokratik”, Andrija Mandiq dhe Goran Daniloviq.

Organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë, malazeze, kishin implikuar Knezheviqin, si pjesë e grupit që kishin organizuar tentimin për grushtet, në Malin e Zi, pas zgjedhjeve të 16 tetorit të vitit 2016. Pos liderëve të “Frontit Demokratik”, pjesë e grupit që kishin organizuar grushtetin ishin dy pjesëtarë të shërbimeve inteligjente ruse, Eduard Shishmakov e Vladimir Popov, ish-drejtori i xhandarmerisë serbe, Bratislav Dikiq, si dhe element ekstremist nga Serbia dhe Mali i Zi.
Bazuar në të dhënat e hetuesisë malazeze, Knjezheviq gjatë vitit 2014 dhe 2015 kishte vizituar Rusinë një herë, ndërsa gjatë vitit 2016 kishte shumë vizita në Moskë, duke filluar nga shkurti, ndërsa intenzivisht nga fundi i qershorit dhe gjysma e parë e korrikut, kur edhe llogaritet se ishin bërë përgatitjet për grushtet.
Knezheviq gjatë vizitave të tij në Moskë kishte takime më zyrtarë të lartë të partisë së Putinit, “Rusia e Bashkuar”, ku një nga ta është, Sergej Zheleznjak, nga i cili edhe kishte marr instruksione se si duhet të silleshin pas zbulimit të tentimit për grushtet.
Knezheviq gjatë vizitave në Rusi, kishte takuar edhe persona që vijnë nga sfera ushtarake dhe e sigurisë, si Leonid Reshetnjikov, i cili ishte drejtor i Shërbimit të Jashtëm Inteligjent rus, i njohur si SVR.
Reshetnjikov, më pas kishte hapur Institutin për Studime Strategjike (RISI), për të cilin thuhet se punon për interesa të shërbimeve ruse. Organizata kishte hapur degën e tij edhe në Beograd, me qëllim që të mbulon vendet e Ballkanit. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania