Është fundi i korrikut të vitit 2017. Në Rottach-Egern, një qytet i qetë me liqen, 35 milje larg Munihut, skuadra e Liverpoolit po përgatitet për sezonin e ri, duke bërë  me tre seanca ndëshkuese në ditë.

Jurgen Klopp e njeh mirë këtë pjesë dhe po punon shumë për një sezon të fuqishëm.


Lojtarët janë duke u njoftuar. Andrew Robertson këndon një të lehtë ‘Sweet Caroline’, por Mohamed Salah, i sapo ardhur për më shumë se 40 milionë euro, zgjedh një këngë arabe.

Askush nuk kupton asnjë fjalë nga ajo që Salah po këndon, por te vargu i fundit, Salah jep një buzëqeshje dhe merr brohoritje të zhurmshme të skuadrës. Ekspert i karaokës.

4B83CB1D00000578 0 image a 60 1524687655330

Që nga ajo ditë kjo buzëqeshje i ka përcjellë bashkëlojtarët, por edhe brohoritjet e tyre e kanë përcjell Salahun.

Vepra e tij kulmoi të martën në mbrëmje, ku shënoi dy herë dhe asistoi dy herë kundër Romës.

"Ai po bëhet superstar", thotë mbrojtësi i Liverpoolit,  Dejan Lovren.

“Njerëzit duhet të flasin për të dhe për Topin e Artë. Njerëzit flasin për Messin dhe Ronaldon, por ata duhet të flasin për Salahun”.

Kjo nuk është një deklaratë e bërë në efekt. Lovren dh ai mund të jenë miq, por fjalët e tij reflektojnë nivelet që ai i ka ngjitur.

Ai është tani në krye të listës, si mbret i futbollit. 25-vjeçari është një ikonë kombëtare pasi golit që shënoi dhe e dërgoi Egjiptin në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1990.

4B8D19AC00000578 0 image a 65 1524687910163

Salah u rrit në Nagrig, një fshat bujqësor që ndodhet midis Aleksandrisë dhe Kajros, ku familja e tij e ngushtë ia mësuan atij vlerat e respektit dhe disiplinës.

Ai është një mysliman i devotshëm dhe ka jetuar një jetë të thjeshtë në Egjipt dhe megjithëse statusi i tij ka ndryshuar, e njëjta gjë vazhdon të jetë edhe tani.

Egjiptin nuk e harron kurrë. Ai kthehet në shtëpi në fund të çdo sezoni, kryesisht për Ramazan, dhe kthehet në Nagrig për t'u takuar me miqtë e vjetër dhe ulet në një nga kafenetë që rrinte dikur para se të nisej për në Kajro, ku klubi i tij i parë ishte El Mokawloon.

Ai vazhdon të ushqehet me hummus falafel (specialitet egjiptian).

7 Roasted Carrot Hummus Falafel Wrap Recipe

Kur të mbërrini në aeroportin e Kajros, imazhi i parë që shihni është një tablo gjigante e reklamës Salah, Aleksandria Bank, me të cilën Liverpooli ka një partneritet në Afrikë.

Ai është fytyra e Vodafone në Egjipt dhe ambasador i Uber në vendin e tij të lindjes.

I tillë është popullariteti i tij, ai mori një milion vota me shkrim për zgjedhjet presidenciale të vendit. Kur nënshkroi me Chelsean u lirua nga shërbimi ushtarak.

4B8D19B300000578 5657515 image a 67 1524688076629

Ata që e njohin e shohin si djalosh të qetë dhe që bën Namaz.

4B8D19BA00000578 0 image a 66 1524687957346

Ai jeton në Cheshire me gruan e tij, Magin dhe vajzën Makka dhe pastë stërvitjes që e mban në Melwood, kthehet shpejt tek ata.

4B8D19C400000578 0 image a 63 1524687802320

Shoku i tij i skuadrës që vuan më shumë nga ai është Trent Alexander-Arnold.

"Gjatë javës është një makth sepse jam kundër tij në stërvitje. Ndonjëherë nuk e pëlqej, të jem i sinqertë, sepse ai mi bën ato gjëra siç ja bëri edhe Romës”, thotë ai.

Në rininë e tij, ai pëlqente Zinedine Zidanen dhe Francesco Tottin dhe rritja e tij si lojtar, po e dërgon në rang me këta emra.

Forma e tij ka bërë që Liverpooli të besoj që edhe një herë do ta pushtojë Evropën.

Mohamed Salah 3 Mohamed Salah (Getty Images)

Ai ishte magjik kundër Romës dhe tani është vetëm katër gola larg nga barazimi i rekordit të klubit i vendosur nga Ian Rush në sezonin 1983-84 me 47 gola.

Lovren beson që ai është më i mirë në botë, pse të mos fillojnë të besojnë edhe të tjerët. 43 gola deri më tani, a mjaftojnë? /Telegrafi/  

telegrafi sport app