Çfarë tregon dita që keni lindur për karakterin tuaj? Në cilën ditë keni lindur?

Në astrologji, dita e lindjes konsiderohet një tregues shumë i rëndësishëm i tipareve dhe rrugës së jetës dhe mund ta përdorni për të zbuluar nëse keni lindur nën një yll me fat.


E hënë

Dita e hënë udhëhiqet nga Hëna, një planet i ndryshueshëm, kështu që njerëzit e lindur në këtë ditë janë gjithashtu në një humor të ndryshueshëm. Për ta është e rëndësishme që të kenë një mbështetje solide në jetë, që familja, miqtë dhe, më vonë partneri emocional, të jenë gjithmonë pranë tyre, transmeton Telegrafi.

E martë

Sundimtari i së martës është planeti Mars, simbol i energjisë dhe forcës. Këtë emër e mbante Perëndia e luftës në mitologjinë romake. Njerëzit e lindurit në këtë ditë kanë një shpirt luftarak, janë shumë këmbëngulës, por edhe të prirë ndaj nervozizmit.

horoskop132

E mërkurë

E mërkura udhëhiqet nga Merkuri, planeti i komunikimit dhe intelektit. Personat e lindur në këtë ditë karakterizohen nga inteligjenca dhe elokuenca e lartë. Shpesh thuhet se kanë një ndikim të madh te njerëzit e tjerë. Janë jashtëzakonisht kureshtarë, prandaj kanë nevojë për sfida të pandërprera.

E enjte

Dita e katërt e javës drejtohet nga Jupiteri, një simbol i optimizmit dhe humorit, ndaj këto cilësi zbukurojnë të lindurit të enjten. Karakterizohen nga nevoja e theksuar për liri dhe pavarësi, prandaj rrallëherë qëndrojnë gjatë në një vend.

1301839 profimedia02630138 profimedia

E premte

Venera, planeti i dashurisë dhe bukurisë u dha njerëzve që kanë lindur në ditën e pestë të javës një talent për art dhe një ndjeshmëri të fortë. Ata lënë përshtypjen se jetojnë “në një botë të tyren”, janë të prirur ndaj dëshirave idealiste dhe thjesht e adhurojnë romancën. Ata e duan dhe e vlerësojnë bukurinë dhe përpiqen të mbushin jetën e tyre me të.

E shtunë

Të lindurit të shtunën janë praktikë dhe racionalë. Shpesh më të pjekur se brezi i tyre. Nuk i pëlqejnë ndryshimet, sepse shpesh vuajnë nga mungesa e vetëbesimit. Fajtori për këto karakteristika është planeti Saturn, i cili shkëlqen dhe shkëlqen në ditën e parafundit të javës.

E diel

Kjo ditë është nën kontrollin rrezatues të Diellit. Sipas besimit popullor, e diela është një ditë me shumë fat, dhe njerëzit e lindur të dielën me fat janë shumë karizmatikë, të gëzuar dhe optimistë. Ata janë gjithmonë të tërhequr nga diçka ndryshe dhe e re, dhe respektimi i normave shoqërore nuk është për ta. Në të njëjtën kohë, ata janë shumë të qëndrueshëm. /Telegrafi/