LAJMI I FUNDIT:

Njëra nga femrat më të bukura, Margot Robbie hipnotizon me fotografitë e fundit

Njëra nga femrat më të bukura, Margot Robbie hipnotizon me fotografitë e fundit
(Foto: Instagram/vogueaustralia)

Aktorja Margot Robbie e ka zbukuruar ballinën e versionit australian të Vogue duke mahnitur publikun me fotografitë për këtë revistë.

Bukuroshja është aktualisht ndër yjet më të përfolura në botë falë rolit të saj në filmin e shumëpopullarizuar, “Barbie”.


Gjithashtu, interneti dhe rrjetet sociale javët e fundit kanë qenë të disponuar për t’u veshur me ngjyrën rozë, e gjitha kjo për shkak të Barbie, ku dominojnë ngjyra e përmendur si dhe nuancat e saj.

(Foto: Instagram/vogueaustralia)

Për shkak të popullaritetit të të madh, Margot ishte në kopertinën e numrit të gushtit të Vogue për tregun australian, ndërsa imazhet për editorialin e modës janë hipnotizuese në shikim të parë.

Margot Robbie do të fitojë 45 milionë euro pagë dhe bonuse pasi filmi "Barbie" tejkaloi shifrën e një miliard eurove fitime
Lexo po ashtu Margot Robbie do të fitojë 45 milionë euro pagë dhe bonuse pasi filmi "Barbie" tejkaloi shifrën e një miliard eurove fitime

Edhe pse jemi mësuar ta shohim me kombinime të modës rozë, për këtë rast ka zgjedhur nuanca pak më të errëta. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/vogueaustralia)

(Foto: Instagram/vogueaustralia)