Era e tymit dhe blozës përshkoi Athinën, me qiellin që u errësua ndërsa një zjarr u ndez në verilindje të kryeqytetit grek të dielën.

Më shumë se 250 zjarrfikës, 67 kamionë zjarrfikëse, 12 aeroplanë dhe gjashtë helikopterë po luftojnë zjarrin, i cili shpërtheu rreth orës 15:00 rreth 35 kilometra nga Athina, transmeton Telegrafi.


“Flakët po lëvizin me shpejtësi drejt liqenit Marathon, një rezervuar i rëndësishëm që furnizon Athinën me ujë”, tha koloneli i zjarrfikësve Vassileios Vathrakogiannis, një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.

2 18

Një numër i panjohur i shtëpive janë dëmtuar. Vathrakogiannis tha se erërat arritën forcën e stuhisë në zonën e zjarrit dhe se flakët tejkaluan 25 metra në lartësi. Banorët e fshatrave pranë zonës së zjarrit janë paralajmëruar me mesazhe emergjente që të evakuohen.

“Një tjetër zjarr që shpërtheu në perëndim të Athinës është vënë nën kontroll”, shtoi zëdhënësi, transmeton Telegrafi.

3 13

Moti i nxehtë dhe i thatë, i përkeqësuar nga erërat e forta, rrit rrezikun e zjarreve. Qershori dhe korriku ishin më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë në Greqi, e cila gjithashtu e regjistroi dimrin më të nxehtë ndonjëherë.

Si meteorologët ashtu edhe zyrtarët qeveritarë kanë paralajmëruar rrezikun e shtuar të zjarreve për shkak të kushteve të motit nga e diela deri të enjten.

Gjysma e vendit do të jetë nën një "alarm të kuq", tha ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Vassilis Kikilias. /Telegrafi/