LAJMI I FUNDIT:

Një xhaketë që çdo femër duhet ta ketë: Margo Robbie ka treguar edhe një herë sesi vishet një zonjë moderne

Një xhaketë që çdo femër duhet ta ketë: Margo Robbie ka treguar edhe një herë sesi vishet një zonjë moderne
profimedia

Një nga femrat më të bukura të Hollywoodit, Margot Robbie, ka shëtitur me një veshje të rastësishme për të cilën nuk mund të fajësojmë

Margot Robbie dje është shfaqur në rrugët e Nju-Jorkut me një stil shumë më të rastësishëm se ai që ka veshur në Met Gala.


Ylli i filmit “Barbie”, i cili së shpejti do të shfaqet në kinematë anembanë botës, zgjodhi një dukje moderne, të cilin e arriti duke veshur një nga trendët më të mëdhenj të disa sezoneve të fundit – një xhaketë sportive të gjerë.

Nëse sadopak e ndiqni modën, duhet të keni një nga këto pjesë në dollapin tuaj dhe ta vishni në mënyra të ndryshme – mbi xhinse dhe një fanella të thjeshta apo edhe mbi një fustan elegant dhe çizme të trasha, ndërsa tani Margot ka treguar se si ajo e bën këtë gjë dhe të gjithë janë plotësisht të kënaqur.

Rregulli është në përcaktimin e përmasave të rrobave, transmeton Telegrafi.

profimedia

Margo zgjodhi një xhaketë të zezë, të kombinuar me xhinse të gjera, ndërsa stilin e përgjithshëm e ka kompletuar me një palë këpucë të Prada oxford.

Çanta e saj elegante prej lëkure me një dorezë interesante, gjithashtu nga shtëpia e modës Prada, i shtoi edhe një dukje zonjash këtij kombinimi në dukje rastësor.

Nëse gjithçka do të ishte shumë e madhe, pamjes do t’i mungonte struktura – por duke shtuar një këpucë të trashë dhe një çantë të modës, i gjithë stili disi u ndie modern dhe i ri. Margo mund ta veshë këtë stil edhe në tapetin e kuq apo në një event mode.

Si ju duket kjo veshje e bukuroshes Margo?

profimedia

/Telegrafi/