Rita Ora i ngacmoi ndjekësit e saj të enjten, duke shfaqur figurën e saj të pabesueshme të trupit në një video të re në Instagram.

Këngëtarja 32 vjeçe, dukej e pabesueshme teksa kishte veshur një palë bikini me vija blu, duke ekspozuar figurën e saj të tonifikuar të trupit teksa e xhironte veten me telefon.


Ajo kishte veshur edhe një fund të gjatë, i cili përmbante një model me vija dhe nuanca të jargavanit në përputhje me pjesën e sipërme të bikineve, shkruan DailyMail.

Rita sigurisht që u shfaq krenare për trupin e saj të palestruar, teksa xhironte veten nga lart në një video lozonjare.

ri1 1

Ajo e kombinoi veshjen provokuese me një palë syze dielli të mëdha, gjerdan me rruaza dhe vathë argjendi dhe byzylykë.

ri2 1

Flokët bionde të këngëtares së hitit “Anywhere” ishin lënë në një stil të çrregullt, ndërsa ajo zgjodhi një makijazh të lehtë duke përfshirë buzët korale.

ri3 1

Pasi xhiroi fizikun e saj, ajo e ktheu kamerën në fytyrë, ku ofroi një buzëqeshje verbuese për fansat e saj.

Kjo paraqitje vjen disa ditë pasi Rita dhe bashkëshorti, Taika Waititi, i dhuruan njëri-tjetrit një puthje romantike gjatë paraqitjen në pasa-ndejën e “Oscars 2023”, të organizuar nga revista “Vanity Fair”.

ri4 1

Interpretuesja e hitit "You Only Love Me" dukej një bukuroshe eterike e veshur me një fustan të bardhë nusërie me korse me një fund prej tyli, ndërsa regjisori, 47 vjeç, ishte i veshur me një kostum të zi elegant. /Telegrafi/

ri5 1

ri6

ri7

ri8